Ceremonia “Topi i Artë 2024”, FSHF përzgjedh më të mirët e futbollit shqiptar

Autor: Redaksia Raportim Live | Përditësuar

Raportim Live

Ceremonia e plotë e mbrëmjes gala

Fituesit e të gjitha çmimeve:

“Topi i Artë” për djem: Bekim Balaj.

“Topi i Artë” për vajza: Ezmiralda Franja.

“Talenti i Vitit”: Ermir Rashica.

“Këpucën e Artë”: Bekim Balaj.

“Arbitri i Vitit”: Juxhin Xhaja.

“Talentja e Vitit”: Xhesika Ndoj.

“Trajneri i Vitit”: Edlir Tetova.

“Lojtari i Vitit i Kombëtares”: Berat Gjimshiti.

“Zemër Kuq e Zi”: Ylber Ramadani.

“Formacioni i Vitit”: Alen Sherri; Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Renato Malota, Arsid Kruja; Arbin Zejnullai, Albano Aleksi, Arinaldo Rrapaj; Baton Zabërgja, Bekim Balaj, Ermir Rashica.

Formacioni i vitit
Formacioni i vitit

Bekim Balaj zgjidhet fitues i “Topit të Artë 2024” në Shqipëri

Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë 2024” në Shqipëri. Sulmuesi i Vllaznisë, mposhti konkurrencën e Arinaldo Rrapajt, Ermir Rashicës dhe Albano Aleksit, të cilët gjithashtu ishin të nominuar për çmimin prestigjioz. Lexo më shumë

Kapitenia e Vllaznisë, Ezmiralda Franja fiton “Topin e Artë”: Ja dedikoj mamit që nuk arriti të bëhej futbolliste

“Topi i Artë për Vajza” është fituar nga kapitenia e Vllaznisë, Ezmiralda Franja. Në momentin e marrjes së çmimit, Franja është shprehur se nuk ka menduar se do të arrinte kaq larg në karrierë. Lexo më shumë

Ylber Ramadani përzgjidhet si “Zemra kuqezi”, Kryeministri Rama i dorëzon trofeun

“Zemër kuqezi” është çmimi i dedikuar në ceremoninë e “Topit të Artë 2024” që transmetohet në Tv Klan për futbollistin që ka simbolizuar shpirtin e skuadrës në fushë.

Çmimi është përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares dhe nderon shpirtin e jashtëzakonshëm të garës, pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje. Lexo më shumë

Silvinjo siç nuk e keni parë kurrë, zbulon talentin e fshehur. Surprizohet nga vajza në skenë…

Jemi mësuar ta shohim gjithnjë të dhurojë spektakël në fushë si lojtar, por edhe si trajner. Megjithatë, duket se trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka edhe një tjetër talent të fshehur. Lexo më shumë

Berat Gjimshiti triumfon si “Lojtari më i mirë”, nëna e tij ngre trofeun

Me 14 vota nga kolegët, fituesi është kapiteni Berat Gjimshiti. Ai nuk ndodhet i pranishëm për shkak të ndeshjes që e pret të mërkurën, ndaj për të marrë trofeun vjen nëna e tij, Sevime Gjimshiti. Lexo më shumë

Presidenti i FIFA-s: Suksesi juaj, rezultat i punës së palodhur nga FSHF

Mesazhi i Presidentit të FIFA-s:

“I dashur President, I dashur Armand, të dashur miq dhe kolegë të Federatës Shqiptare të Futbollit, çfarë viti ka qenë 2024-a për futbollin shqiptar!

Ka shumë gjëra për t’u festuar këtë mbrëmje. Mund ta imagjinoj se si çdo tifoz shqiptar anembanë botës është ngazëllyer dhe frymëzuar nga performanca e Kombëtares në EURO 2024.

Rikthimi në EURO për herë të dytë në tre edicione ishte një arritje e shkëlqyer dhe, në një grup jashtëzakonisht të fortë, ekipi duhet t’ju ketë bërë të gjithëve shumë krenarë.

Me 16 vende tani të disponueshme për ekipet europiane në Kupën e Botës FIFA 2026, duhet të jeni vërtet optimistë për të bërë histori duke u kualifikuar për herë të parë në turneun final.
I uroj trajnerit Sylvinho dhe të gjithë lojtarëve të tij, fat të mbarë për kualifikueset e ardhshme. Dhe, sigurisht, ekipi Kombëtar i vajzave duhet të jetë po aq ambicioz me qëllimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për Vajza FIFA 2027 në Brazil.

Suksesi në fushë është, sigurisht, rezultat i punës së palodhur të Federatës Shqiptare të Futbollit jashtë fushës, nën drejtimin e Presidentit Duka.

“Elite Youth Development Academy” që u hap në shtator do të sigurojë sukses të qëndrueshëm në vitet në vijim, dhe turnetë e shumtë që u zhvilluan gjatë vitit ndihmuan në ruajtjen e rritjes së futbollit të bazës në gjithë vendin. Dhënia e mundësisë për talentet tuaja më të mira, vajza dhe djem, për t’u testuar kundër ekipeve nga shtete të tjera, u jep atyre dhe të gjithëve që janë të lidhur me futbollin shqiptar, mundësi të shkëlqyer për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të shpërthyer.

Ky është parimi që qëndron pas rritjes së numrit të ekipeve dhe frekuencës së Kupave të Botës të FIFA U-17 për djem dhe vajza, dhe mezi pres të shoh përpjekjet tuaja të shpërblyera me përfaqësimin e Shqipërisë në nivel global në të ardhmen e afërt.

Sigurisht, lojtarët e të gjitha grupmoshave dhe aftësive kanë nevojë për kushte dhe trajnerë, dhe unë u impresionova duke parë hapat përpara që keni bërë edhe në atë fushë. Një numër i madh fushash janë vendosur dhe dy stadiume janë rinovuar, ndërsa ekspertiza e nivelit të lartë është sjellë për të ndarë njohuri dhe praktikat më të mira për të siguruar që lojtarët tuaj të marrin trajnimin më të mirë të mundshëm.

Po ashtu, duke parë kurset e arbitrimit dhe workshop-et në nivel europian që keni organizuar në vitin 2024, është e qartë se futbolli është i gjallë dhe po lulëzon në vendin tuaj që e do futbollin, dhe pa dyshim që do të rritet akoma më shumë në vitin 2025. Tani, urime fituesve të çmimeve të vitit 2024 për arritjet e tyre dhe, sigurisht, ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mrekullueshme.
Faleminderit shumë. Shihemi së shpejti. Një përqafim për të gjithë, mirupafshim”.

Edlir Tetova zgjidhet “Trajneri i Vitit 2024”

Edlir Tetova është zgjedhur “Trajneri i Vitit 2024”. Trajneri i Egnatias bëri historinë duke plotësuar tripletën me Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Ai ka drejtuar edhe skuadrat e Lushnjes dhe Ulpiana si dhe ka qenë zv.trajner tek Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana. Lexo më shumë

Dominon Egnatia, zbulohet formacioni i vitit në Shqipëri

Në ceremoninë “Topi i Artë 2024”, u zbulua formacioni më i mirë i vitit në Shqipëri. Bie në sy dominimi nga Egnatia, me plot gjashtë futbollistë nga sezoni i kaluar në Abissnet Superiore. Lexo më shumë

Presidenti i UEFA përshëndet mbrëmjen gala: Futbolli shqiptar, plot mundësi

Mesazhi i Presidentit Ceferin:

“I dashur kryeministër Rama, i dashur President Duka, të nderuar miq, kolegë të Federatës Shqiptare të Futbollit, të dashur miq!

Sot jemi mbledhur për të festuar arritjet e jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit në 2024. Një vit që padyshim na ka treguar se si forca e vendosmërisë, puna në grup dhe këmbëngulja mund të çojnë në sukses të jashtëzakonshëm.

Nga performancat elektrizuese të ekipeve tuaja Kombëtare, te zhvillimi i vazhdueshëm i futbollit të bazës, viti që lamë pas ishte frymëzues për të gjithë kombin, duke sjellë momente gëzimi dhe krenarie për miliona shqiptarë anembanë botës.

Qershia mbi tortë e fushatës ishte pjesëmarrja në UEFA EURO 2024, ku Shqipëria qëndroi fort në “grupin e vdekjes” kundër fituesve të ardhshëm, Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.

Çdo ndeshje ndihej si një finale dhe dashuria nga tribunat e stadiumeve tregoi sa shumë i kanë vlerësuar tifozët përpjekjet e lojtarëve tuaj.

Ky sukses nuk erdhi aksidentalisht, por reflektoi përkushtimin dhe dedikimin e madh prapa skenave dhe për këtë ne i shprehim mirënjohjen dhe admirimin më të thellë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Presidentit të saj, Armand Duka.

I dashur Armand, nëse kam mësuar diçka nga miqësia jonë, jam i bindur se fokusi yt është tashmë në atë që vjen më pas. Në 2025 ne vijmë me ambicie të mëdha dhe optimizëm, duke përfshirë dy ngjarje kryesore, me kampionatin UEFA Euro U-17 në maj dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në shtator në Shqipëri.

Jam besimplotë që do t’i realizoni këto në mënyrë perfekte, duke treguar aftësi të shkëlqyera organizative dhe mikpritjen shqiptare të njohur botërisht.

Rruga që ju pret është me plot mundësi, por ju duhet të besoni dhe të qëndroni të fortë në vizionin tuaj për të rritur talentet e reja, për të forcuar klubet tuaja dhe për të ngritur futbollin shqiptar në lartësi akoma më të mëdha në skenën globale.

Të jini të sigurt, do të keni gjithmonë një partner të besueshëm si UEFA.

Le të synojmë më lart, të punojmë më fort e të ëndërrojmë më shumë për të ardhmen e futbollit në Shqipëri dhe Evropë.

Ju uroj një tjetër vit plot sukses, rritje dhe futboll të shkëlqyer”.

Sulmuesi i “Skëndërbeut”, Ermir Rashica fiton çmimin “Talenti i 2024-ës”

Çmimi “Talenti i Vitit 2024 djem” u fitua nga Ermir Rashica. Pas marrjes së çmimit, Rashica ka thënë se ja dedikon familjes dhe klubit “Skëndërbeu” arritjen e tij në futboll. Lexo më shumë

“Teze goli”, zgjidhet talentja më e mirë e vitit në Shqipëri

Çmimi “Talentja e Vitit 2024 vajza” u fitua nga Xhesika Ndoj. Futbollistja e Apolonisë, ishte një nga më të spikaturat gjatë vitit. Lexo më shumë

Juxhin Xhaja vlerësohet si “Arbitri më i mirë”: Ndihem i motivuar për të ardhmen

Çmimi për “Arbitrin më të mirë” shkoi për Juxhin Xhajën i cili është arbitër i FIFA-s që nga viti 2018. Ka gjykuar mbi  150  ndeshje në kampionatin shqiptar dhe 40 ndeshje në kompetcionet e UEFA-s. Gjatë vitit 2024 ka arbitruar 6 ndeshje europiane në kompeticionet si Europa League, Conference League e Nations League. Lexo më shumë

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë”

Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në Shqipëri. Me 18 gola të shënuar në sezonin 2023-2024, sulmuesi ishte lojtari me më shumë gola të shënuar. Lexo më shumë

“Ndërtimi i 5 stadiumeve të reja”, Duka tregon projektet në futboll për vitin 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka hapur ceremoninë e “Topit të Artë 2024”. Gjatë fjalës së tij, Duka është shprehur se gjatë këtij viti, do të vazhdojnë projektet për ndërtimin e 5 stadiumeve të reja. Lexo më shumë

Të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:

Topi i Artë 2024 djem: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi, Ermir Rashica

Topi i Artë 2024 vajza: Ezmiralda Franja, Xhesika Ndoj, Mesuare Begallo, Vanesa Levendi

Trajneri i Vitit 2024: Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja

Talenti i Vitit 2024 djem: Emir Rashica, Ermal Meta, Ledjo Tresaj, Ergis Arifi

Talentja e Vitit 2024 vajza: Xhesika Ndoj, Angela Nikaj, Klesta Ago, Herta Hasa

Arbitri i Vitit 2024: Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti, Enea Jorgji, Kreshnik Cjapi

Nis ceremonia “Topi i Artë 2024”

Ka nisur ceremonia “Topi i Artë 2024”, ku do të vlerësohen më të mirët e futbollit shqiptar. Një spektakël madhështor, nën drejtimin e Ardit Gjebreas dhe Almeda Abazi.

Alen Sherri: Grumbullimi në Kombëtare, maksimumi për çdo lojtar

Portieri Alen Sherri deklaroi për Klan News, se maksimumi për çdo lojtar është grumbullimi në Kombëtare.

Ai ndër të tjera tha se shpreson të grumbullohet për ndeshjet e muajit Mars.

“Niveli në klube është diçka që ndahet nga ajo me Kombëtaren. Për çdo lojtar finalja është të arrihet Kombëtarja dhe kjo është maksimumi për çdo futbollist. Shpresoj dhe normalisht që pres ftesën nga Kombëtarja. Shpresoj të arrijmë një tjetër kualifikim”, tha Sherri.  

Ezmiralda Franja: Pretendoj të fitoj “Topin e Artë”

Një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Arbitri më i mirë i vitit”, Xhaja ndan emocionet e “Topit të Artë”

Lorik Cana: Botërori është i vështirë, por Kombëtarja ka cilësi

“Topi i Artë”, Armand Duka: Event ndryshe, viti 2024 ishte i suksesshëm

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Klan News, në prag të ceremonisë “Topi i Artë 2024”, ku do të vlerësohen më të mirët e futbollit shqiptar.

Duka theksoi se ky është një event ndryshe për botën e futbollit dhe një ndërthurje me artin. Sipas tij, dhënia e çmimeve është një stimul për lojtarët, për atë që dhanë gjatë vitit… LEXO MË SHUMË

Ceremonia në Tv Klan, tapeti i kuq ‘live’ në Klan News

Ceremonia për dorëzimin e çmimeve nis në orën 20:00, e cila transmetohet ekskluzivisht në TV Klan. Megjithatë, nga ora 19:30, në ekranin e Klan News mund të ndiqni live hyrjen e personaliteteve të futbollit dhe jo vetëm, teksa kalojnë në tapetin e kuq.

Ceremonia “Topi i Artë 2024”, FSHF përzgjedh më të mirët e futbollit shqiptar

/tvklan.al

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave