
Aksident i frikshëm në Bulqizë, makina me targa të huaja përmbyset në rrugë
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme, 22 gusht, disa kilometra para hyrjes në qytetin e Bulqizës. Siç mund ta shihni në pamjet e mbërritura në redaksinë e tvklan.al, makina me targa të huaja është përmbysur në anë të rrugës. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar apo automjet tjetër të përfshirë në aksident.








