Trashëgimtari

TV Klan

Një perandori nuk ndërtohet me dashuri… por me sakrificë. Kur patriarku i familjes shpall se duhet të zgjedhë trashëgimtarin e vetëm, fëmijët kthehen në rivalë. Një dashuri e ndaluar sfidon emrin dhe nderin e familjes. Dhe një pyetje që digjet si zjarr: “Kush e meriton fronin… dhe kush do të paguajë çmimin?” Trashëgimtari – Kur familja bëhet armiku yt më i madh. Nga regjisori i “Cukur” Sinan Ozturk. Me aktorët: Akın Akınozu, Ercan Kesal, Erkan Kolçak Kostendil.

Action, Drama, Romance

Trashëgimtari – Episodi 83

Një letër e lënë nga Zylfikeri do të trishtojë akoma më shumë familjen Karsli. Të gjithë kthehen në Stamboll me një qëllim të vetëm, të marrin serish Esenlerin. Si do të shkojë tashmë lufta mes Timurit dhe Farozit mbi zgjedhjet e Esenlerit?

Trashëgimtari – Episodi 83

Trashëgimtari – Episodi 82

Timur dhe Rejhan kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni të thjeshtë mes familjeve. Jahja dhe Selim do të marrin një goditje të madhe nga nëna e tyre. Zylfiker mëson më në fund se kush është vrasësi i vërtetë i gruas së tij. Çfarë do të ndodhë në një përballje të fundit mes Zylfikerit dhe […]

Trashëgimtari – Episodi 82

Trashëgimtari – Episodi 81

Rejhan do të marrë një surprizë të bukur nga Timur. Çfarë do të thuhet mes Derjas dhe Zahides? Çfarë marrëveshjeje kërkon të bëjë Faroz me Timurin? A do të mundet Vezir të tradhëtojë sërish Timurin? Sekretet e errëta të Vezirit kanë nisur të dalin në shesh…

Trashëgimtari – Episodi 81

Trashëgimtari – Episodi 80

Si do të jetë takimi i Zahides me djalin që sapo ka gjetur? A do të heqin dorë njëherë e përgjithmonë Jahja dhe Selim nga hakmarrja e tyre? Vezir i propozon për martesë Kudretit. Pasi zbulon sekretin më të madh të Vezirit, Faroz i kërkon atij të eliminojë Timurin…

Trashëgimtari – Episodi 80

Trashëgimtari – Episodi 79

Timur dhe Jahja arrijnë të godasin Farozin me dërgesën e tij. Por Timur do të marrë një lajm tjetër që do ta shqetësojë atë. Çfarë sekreti do të zbulojë Derja? Djali i Zahides dhe Zylfikerit, trashëgimtari i vërtetë i Zylfiker Karsli më në fund del në dritë.

Trashëgimtari – Episodi 79

Trashëgimtari – Episodi 78

A do të mund të shpëtojë fëmija që Derja pret? Si do të shkojë marrëdhënia e Gylshah dhe Selim? Faroz do të ndeshet sërish me Rejhanin. Kudret dhe Vezir pas 20 viteve i dorëzohen dashurisë së tyre.

Trashëgimtari – Episodi 78

Trashëgimtari – Episodi 77

Me urdhër të Zahidesë, Gylendam do të helmojë Derjan. Cila është lidhja e Farozit dhe Rejhanit? Timuri harton një plan për ta mundur Farozin me zgjuarsi, por këtë herë i duhet ndihma e Jahjasë.

Trashëgimtari – Episodi 77

Trashëgimtari – Episodi 76

Duke mos e përballuar faktin që ai nuk është djali i Zylfikerit, Zafer lë një letër lamtumire dhe largohet nga shtëpia. Zylfiker dhe Timur arrijnë të gjejnë Zaferin por do të jetë shumë vonë. Si do ta përballojë familja Karsli vdekjen e Zaferit? Mbi varrin e djalit të tij, Zylfiker do të përballet me një […]

Trashëgimtari – Episodi 76

Trashëgimtari – Episodi 75

Çfarë do të thuhet në përballjen mes Zahides dhe Derjas? Çfarë marrëveshjeje do të bëjnë Timur dhe Jahja? Lajmi i shtatzanisë së Derjas bie si një bombë në familjen Karsli. Jahja nga ana tjetër duke mësuar që do të behet baba e vendos Derjan para dy zgjedhjeve…

Trashëgimtari – Episodi 75

Trashëgimtari – Episodi 74

Çfarë do të ndodhë gjatë një takimi me Jahjan dhe Derjan? Timur vazhdon të mbajë akoma familjen Karsli të bashkuar. Zahide mëson rreth shtatzanisë së Derjas…

Trashëgimtari – Episodi 74

Trashëgimtari – Episodi 73

Me zbulimin e sekretit të Zaferit se ai kishte vrarë padrejtësisht Muharremin, shpërthen një përballje e ashpër mes Zylfikerit dhe Vezirit. A do të shlyhen përfundimisht hesapet e vjetra që kishin zier prej vitesh? Si do të jetë tashmë marrëdhënia e Zylfikerit dhe Zaferit? Bejazit mëson që Derja pret një fëmijë nga Jahja…

Trashëgimtari – Episodi 73

Trashëgimtari – Episodi 72

Timur dhe Rejhan bëjnë gati planin e arratisjes së Zaferit. Por dikush do të tradhëtojë Zaferin dhe t’i rrëfejë Zahides gjithçka. Në një përballje të madhe mes dy familjeve, një sekret i madh do të dalë në dritë…

Trashëgimtari – Episodi 72

Trashëgimtari – Episodi 71

Pasi zbulon informacione vendimtare rreth dërgesave të Farozit së bashku me Rejhanin, Timuri harton një plan të guximshëm që mund të ndryshojë ekuilibrin e forcave. Çfarë do t’i rrëfejë Derja Jahjasë? Jahja dhe Zylfiker më në fund përballen me të vërtetën e vdekjes të Muharremit.

Trashëgimtari – Episodi 71

Trashëgimtari – Episodi 70

Si do ta presë Zylfiker ardhjen e Zaferit në shtëpi? Zylfiker tenton vetëvrasjen në sytë e Zahides dhe fëmijëve të tij në mënyrë që kjo hakmarrje të marrë fund. Çfarë do të ndodhë gjatë asaj përballjeje? Timur mëson që Derja pret një fëmijë nga Jahja…

Trashëgimtari – Episodi 70

Trashëgimtari – Episodi 69

Kudret I kërkon Vezirit të bëjë një zgjedhje mes asaj dhe Zylfikerit. Por cila do të jetë zgjedhja e Vezirit? A do të mundet Jahja të hakmerret ndaj Zaferit? Një takim mes Vezirit dhe Zahides do të nxjerrë në dritë sekrete të vjetra…

Trashëgimtari – Episodi 69

Trashëgimtari – Episodi 68

Jahja do të marrë një lajm të keq nga nëna e tij. Çfarë do të kërkojë Zylfiker nga Zahide? Zylfiker vendos të martojë Vezirin me Nesrinin pavarësisht dashurisë së Kudretit. Çfarë do të ndodhë në familjen Karsli pas këtij vendimi?

Trashëgimtari – Episodi 68

Trashëgimtari – Episodi 67

Zylfiker dhe Timur do të përballen me një armik të ri. Çfarë do të thuhet gjatë një bisede mes Derjas dhe Zylfikerit? Çfarë do të mësojë Jahja mbi Derjan? A do të mundet Vezir të pohojë para Zylfikerit dashurinë e tij për Kudretin?

Trashëgimtari – Episodi 67

Trashëgimtari – Episodi 66

A do të mundet Derja t’I tregojë Jahjasë që ajo pret një fëmijë nga ai? Çfarë do të thuhet në përballjen mes Zahides dhe Zylfikerit? Duke dashur të shpëtojë nga TImur, Selim bie mbi një bombë të minuar. A do të sakrifikohet Timur për ta shpëtuar atë?

Trashëgimtari – Episodi 66

Trashëgimtari – Episodi 65

Si do të jetë përballja e Derjas dhe Zahides? Çfarë sekreti tjetër do t’i rrëfejë Zylfiker Timurit? Në çfarë telashesh do të futet Derja? Timur niset sërish drejt rrezikur për të kontrabanduar flori.

Trashëgimtari – Episodi 65

Trashëgimtari – Episodi 64

Kudret dhe Vezir për herë të parë fillojnë të shijojnë romancën e tyre. Çfarë do të kërkojë Zahide nga Jahja? Në çfarë misioni të vështirë do të nisen Zylfiker dhe Timur? Si do të jetë përballja e Jahjas dhe Derjas?

Trashëgimtari – Episodi 64

Trashëgimtari – Episodi 63

Cila do të jetë marrëveshja që Timur do të bëjë me Jahjanë për të shpëtuar Rejhanin dhe familjen Karsli? Ndërsa përpiqen të ndërtojnë një jetë të re në Kars, familja Karsli fillon të sigurojë jetesën përmes kontrabandës ndërkufitare. Por një armik tjetër do të qëndrojë sërish kundër Zylfikerit. Si po shkon jetesa e re për […]

Trashëgimtari – Episodi 63

Trashëgimtari – Episodi 62

Jahja do të nxijë një revoltë të madhe në Esenler. Çfarë do të ndodhë kur Zafer të kuptojë që është tradhëtuar nga Jahja? Derja do të ndodhet në rrezik për jetën. Timur rrëmben Rejhanin dhe e dërgon atë në vilën Karsli. Një revoltë e madhe nis drejt vilës Karsli duke rrezikuar jetën e të gjithëve.

Trashëgimtari – Episodi 62

Trashëgimtari – Episodi 61

Derja vendos të bashkëpunojë me Timurin kundër Jahjasë. Cili do të jetë plani I Zylfikerit, Timurit dhe Derjas për të shpëtuar nga Jahja? A do të mundet Timur të fitojë faljen e Rejhanit?

Trashëgimtari – Episodi 61

Trashëgimtari – Episodi 60

Pas tradhtisë së Zaferit, e gjithë komuniteti i Esenlerit i kthen shpinën familjes Karsli. Ndonëse Zaferi e rimerr nderin e emrit të tij, ai dëbohet nga vila të cilën nuk e kishte lënë prej vitesh. Cila do të jetë zgjedhja e Timurit, mes Rejhanit dhe Zylfikerit?

Trashëgimtari – Episodi 60

Trashëgimtari – Episodi 59

Çfarë vendimi do të marrë Rejhan pas kërcënimeve të Zylfikerit? Derja mëson që është shtatzënë. Duke besuar tek Zafer, Zylfiker do t’i tregojë atij sekretin më të madh të Esenlerit. Por Zylfiker do të tradhtohet sërish nga fëmijët e tij. Çfarë do të ndodhë kur e vërteta të dalë në shesh?

Trashëgimtari – Episodi 59

Trashëgimtari – Episodi 58

A do të mundet Zylfiker të shuajë zemërimin e Zaferit, Timurit dhe Rejhanit? Si do të jetë plani i Jahjasë dhe Zaferit kundër TImurit dhe Zylfikerit? Zylfiker kërkon nga Rejhan që të heqë dorë nga Timuri në të kundert do të detyrohet ta vrasë atë.

Trashëgimtari – Episodi 58

Trashëgimtari – Episodi 57

Timur I propozon për martesë Rejhanit. Jahja dhe Zafer vazhdojnë palni e tyre per të pushtuar Esenlerin. Çfarë do të ndodhë në në përballje të ashpër mes Timurit dhe Zaferit?

Trashëgimtari – Episodi 57

Trashëgimtari – Episodi 56

Çfarë do të kërkojë Zylfiker nga Timur? Jahja më në fund mëson se kush është Zaferi në të vërtetë. Cila do të jetë marrëveshja e tyre për të pushtuar Portën Lindorë të Esenlerit?

Trashëgimtari – Episodi 56

Trashëgimtari – Episodi 55

Timur ndihmon Rejhanin në arratisjen e vëllait të saj. Çfarë do t’I rrëfejë Zylfiker Derjas? Jahja ka filluar të dyshojë tashmë tek identiteti i Timurit. Rejhan dhe Timur pranojnë para të gjithë familjes Karsli dashurinë e tyre. Si do ta presë Zylfiker lidhjen e fshehtë të Timurit dhe Rejhanit?

Trashëgimtari – Episodi 55

Trashëgimtari – Episodi 54

Cili është plani I Timurit për të rimarrë pushtetin e tij nga Jahja? Çfarë sekretesh do t’i tregojë Zylfiker Timurit? Çfarë do të thuhet mes Timurit dhe Zaferit? Çfarë marrëveshjeje do t’i propozojë Derja Timurit?

Trashëgimtari – Episodi 54

Trashëgimtari – Episodi 53

Timur edhe njëherë arrin të shpëtojë jetën e Zylfikerit. A do të marrë Korkut më në fund denimin e merituar? Si do ta presë Zylfiker lajmin që Zafer pas 20 viteve ka arritur të dalë jashtë shtëpisë? A do të ndryshojë tashmë raporti I Zylfikerit dhe Timurit?

Trashëgimtari – Episodi 53

Trashëgimtari – Episodi 52

Çfarë do të ndodhë në njjë përballje të ashpër mes Timurit dhe Kudretit? Lajmi I shtatzanisë së Gylendamit bie si një bombë në vilën Karsli. Zylfiker do të gjendet në rrezik të madh për jetën…

Trashëgimtari – Episodi 52

Trashëgimtari – Episodi 51

Zafer shkon në Esenler për të shfaqur identitetin dhe për të marrë pushtetin që I takon. Por a do ta lejojë Timur këtë gjë? Jahja dhe Timur bëhën së bashku për të luftuar Korkutin.

Trashëgimtari – Episodi 51

Trashëgimtari – Episodi 50

Zafer shfaqet në dasmen e jahjas. Timur duhet të bëjë zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij, të shpëtojë mamanë apo gruan që dashuron? Dasma e Jahjasë shndërrohet në një tragjedi të madhe.

Trashëgimtari – Episodi 50

Trashëgimtari – Episodi 49

Çfarë do të ndodhë në përballjen mes Timurit dhe Vezirit? Timur arrin të heqë qafe Korkutin duke e derguar në një spital psikiatrik. por levizja e Vezirit mund të kthejë gjithçka përmbys. Çfarë do të ndodhë tashmë me Timurin dhe të dashurit e tij?

Trashëgimtari – Episodi 49

Trashëgimtari – Episodi 48

Pas një takimi me Jahjan, Derja do të përjetojë ditën më të keqe të saj. Timur harton një plan për të identifikuar personin që donte vdekjen e tij. Çfarë vendimi do të marrë Jahja? Si do të jetë takimi I Timurit dhe Rejhanit?

Trashëgimtari – Episodi 48

Trashëgimtari – Episodi 47

Vezir dhe Kudret ngrejnë një kurth për Timurin për ta eliminuar atë. Ai qëllohet pa mëshire nga Veziri. Zafer për herë të parë del nga shtëpia dhe shkon në Esenler. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me TImurin?

Trashëgimtari – Episodi 47

Trashëgimtari – Episodi 46

Zafer tenton të abuzojë me Rejhanin dhe Timur arrin ta shpëtojë atë në kohë. Çfarë plani do të bëjnë së bashku Kudret dhe Vezir? A do të mundet Timur të fitojë faljen e Rejhanit? Çfarë sekreti do të zbulojë Jahja nga Bejazit?

Trashëgimtari – Episodi 46

Trashëgimtari – Episodi 45

Timur dhe Jahja janë nën shenjestrën e Korkutit I cili ka ardhur për t’u hakmarrë ndaj vrasjes ë së vëlait të tij. Si do ta presë Zafer shtatzaninë e Gylendamit? A do të mundet Kudret të zbulojë tradhëtinë e Vezirit dhe të vërtetën e nënës së saj?

Trashëgimtari – Episodi 45

Trashëgimtari – Episodi 44

Si do të jetë përballja e Bejazitit dhe Jahjasë? Kudret dhe Zafer varrosin në oborrin e shtëpisë Saimin. Timur çmallet me nënën dhe motren e tij, por lajmi që ai do u japë do t’i mërzisë ato. Një armik tjetër ka ardhur tashmë në Esenler.

Trashëgimtari – Episodi 44

Trashëgimtari – Episodi 43

Si do të shkojë festa e organizuar nga Jahja? Saim arrin të shpëtojë nga Veziri dhe shkon të takojë më në fund djalin e tij, Zaferin. Por ky takim do të përfundojë në një tragjedi të madhe. Timur më në fund merr guximin të dalë para nënës së tij…

Trashëgimtari – Episodi 43

Trashëgimtari – Episodi 42

Zylfiker përballet me të gjithë ata që e tradhëtuan dhe i dorëzon Jahjas vulën e Esenlerit. Timur tashmë ka vendosur të krijojë mbretërinë e re në Esenler. Çfarë do të ndodhë me marrëdhënien e Rejhanit dhe Timurit?

Trashëgimtari – Episodi 42

Trashëgimtari – Episodi 41

Zylfiker detyrohet të përballet ashpër me Derjan dhe me të kaluarën e tij. A do të mundet Derja të marrë përgjigjet që kërkon? Jahja feston fitoren e tij në Esenler. Me Zylfikerin që po heq dorë nga pushteti, Timuri tani përballet me dy mundësi: të kthehet në shtëpi tek nëna e tij, ose të mbetet […]

Trashëgimtari – Episodi 41

Trashëgimtari – Episodi 40

Derja ndihmon REjhanin të arratiset nga vila Karsli. Por a do të mund të kalojë ajo kufirin? Kush do t’I fitojë zgjedhjet mes Jahjasë dhe Timurit? Si do të jetë përballja e Zylfikerit dhe Derjas pas tradhëtisë së kësaj të fundit?

Trashëgimtari – Episodi 40

Trashëgimtari – Episodi 39

A do të mund të arratiset Rejhan së bashku me vëllain e saj? Si do të jetë përballja e Timurit me Derjan pasi mëson që ajo po tradhëton Zylfikerin? Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Timurit dhe Rejhanit?

Trashëgimtari – Episodi 39

Trashëgimtari – Episodi 38

Rejhan dhe Kudret vazhdojnë të kenë përplasje të forta me njëra tjetren. Gylendam mëson që është shtatzënë. Një mbledhje e fshehtë e Derjas mund të jetë fundi i Timurit dhe Zylfikerit. Çfarë informacioni do t’I japë Gylshah Timurit?

Trashëgimtari – Episodi 38

Trashëgimtari – Episodi 37

Çfarë oferte do t’i propozojë Derja Jahjasë? Davut do të gjendet i vdekur në zyrën e tij. Kush do të akuzohet për atë vrasje? Rejhan kërkon ndihmen e Timurit për të fshehur Doan. A do të mundet Derja të tradhëtojë babain e saj?

Trashëgimtari – Episodi 37

Trashëgimtari – Episodi 36

Derja dhe Timur vazhdojnë të kenë përballje të ashpra me njëri-tjetrin. Çfarë do të ndodhë kur Timur të shikojë motrën e tij nën shoqërinë e Selimit dhe Jahjasë? Derja do të zbulojë një nga sekretet e nënës së saj.

Trashëgimtari – Episodi 36

Trashëgimtari – Episodi 35

Zylfiker shkon të kërkojë dorën e Bushras për Jahjanë. Si do të shkojë kjo fejesë? Në çfarë telashesh do të futën Timur dhe Rejhan? Jahja më në fund mëson arsyen e vërtetë të ndarjes me Derjan. Çfarë do të kërkojë Rejhan nga Jahja?

Trashëgimtari – Episodi 35

Trashëgimtari – Episodi 34

Jahja kërkon nga Zylfiker që të shkojnë të kërkojë dorën e Bushras. Timur vazhdon të luftojë për kandidaturen e tij. Rejhan kërkon nga Zylfiker divorcin e Zaferit. Timur dhe Rejhan shkojnë të ndihmojnë një nga familjet e Esenlerit.

Trashëgimtari – Episodi 34

Trashëgimtari – Episodi 33

Derja do të bëhet dëshmitare e dashurisë së fshehtë të Kudretit dhe Vezirit. Jahja dhe Zulfiker përballen me një përballje të madhe pas njëzet vitesh. Tashmë një luftë e madhe ka nisur në Esenler.

Trashëgimtari – Episodi 33

Trashëgimtari – Episodi 32

Zylfiker do t’i japë Derjas një pozicion të rëndësishëm në Esenler ndersa Timuri do të zejë karriken e tij. A do të mundet Timur të zgjedhë krizën e karburantit të shkaktuar nga Jahja? Rejhan shkon të vizitojë nënën e Timurit. Një moment në familjen Karsli mund të kthejë gëzimin e Zaferit.

Trashëgimtari – Episodi 32

Trashëgimtari – Episodi 31

Zafer mund të bëhet shkaktar i një tragjedie. Plani i Timurit për të shpëtuar Rejhanin nuk shkon ashtu siç duhet. Çfarë do të ndodhë në atë përballje? A do të mundet Timur të fitojë faljen e Bushras?

Trashëgimtari – Episodi 31

Trashëgimtari – Episodi 30

Çfarë do të ndodhë në përballjen e Timurit me motrën e tij? Doa arrin të shpëtojë por Rejhan vazhdon të jetë në rrezik. A do të mundet Timur të arrijë në një ujdi me rrëmbyesin dhe të shpëtojë Rejhanin?

Trashëgimtari – Episodi 30

Trashëgimtari – Episodi 29

Me çfarë do të përballet Timur gjatë një mbledhjeje të rëndësishme? Derja do të zbulojë një sekret mbi nënën e saj. Rejhan dhe vëllai I saj do të gjenden në rrezik. Timuri do të përballet më një surprizë të madhe në Esenler…

Trashëgimtari – Episodi 29

Trashëgimtari – Episodi 28

Çfarë do të thuhet në një përballje mes Zaferit dhe Kudretit? A do të zbulojë Timur kontrabanden që bëhet në autobuset e Esenlerit? Rejhan do të marrë një lajm të bukur.

Trashëgimtari – Episodi 28

Trashëgimtari – Episodi 27

Një sekret që Rejhan mëson mbi Kudretin do të jetë fillimi i një lufte të madhe mes tyre. Identiteti i Timurit tashmë është në prag të zbulimit. Jahja fillon të bëjë xheloze Derjan. Si po shkon tashmë marrëdhënia e Timurit dhe Rejhanit?

Trashëgimtari – Episodi 27

Trashëgimtari – Episodi 26

Gylshah mëson që vëllai i saj është gjallë. Një puthje e Timurit dhe Rejhanit do të sjellë pasoja të rënda për ta. Në një përballje të fortë me Vezirin, Timur ka një as nën mëngë për të shpëtuar vetën dhe Rejhanin. A do të hakmerret më në fund Zylfiker për vrasësin e gruas së tij?

Trashëgimtari – Episodi 26

Trashëgimtari – Episodi 25

Një përballje e fortë do të ndodhë mes Kudretit dhe Derjas. Cili do të jetë vendimi I Zylfikerit mbi Rejhanin dhe punën e saj në stacionin e autobusave? Si do të shkojë takimi i Kudretit dhe Vezirit?

Trashëgimtari – Episodi 25

Trashëgimtari – Episodi 24

Timuri vendos të gërmojë në të kaluarën e Jahjasë për të zbuluar se çfarë po fsheh ai. Saim shqiptari përballet me Zylfikerin pas shumë viteve. A është Veziri ai që për vite me rradhë ka tradhëtuar Zylfikerin? Zafer ka filluar tashmë një romancë me Gylendamin.

Trashëgimtari – Episodi 24

Trashëgimtari – Episodi 23

Çfarë do të thuhet mes Rejhanit dhe Zaferit? Xhenet zbulon se Timur është në të vërtetë vëllai I vdekur I shoqës së saj të ngushtë. Çfarë do të ndodhë me Timurin dhe Jahjanë ndërkohë që përpiqen të zbulojnë autobusin e vjedhur?

Trashëgimtari – Episodi 23

Trashëgimtari – Episodi 22

Si do të shkojë darka e organizuar nga Jahja? Jetesa e Rejhanit në vilën Karsli po vështirësohet akoma më shumë. Një autobus vidhet. Timur dhe Jahja nisen së bashku për të zbuluar se kush fshihet pas kësaj vjedhjeje.

Trashëgimtari – Episodi 22

Trashëgimtari – Episodi 21

Derja rikthehet në stacionin e autobusave. Selimi dhe Gylshah fillojnë të afrohen me njëri-tjetrin. Jahja dhe Zylfiker firmosin ortakërinë e tyre të re. Jahja sugjeron që të festojnë të gjithë së bashku dhe ka një surprizë për Derjan.

Trashëgimtari – Episodi 21

Trashëgimtari – Episodi 20

Çfarë do të ndodhë kur Zaferi të shfaqet para Selimit? Çfarë do të thuhet në një debat të fortë mes Zylfikerit dhe Timurit? Çfarë do të kërkojnë Jahja dhe Selimi nga Saim shqiptari?

Trashëgimtari – Episodi 20

Trashëgimtari – Episodi 19

Timur do të përfshihet sërish në një incident në stacionin e autobusave. Një përballje shumë e fortë e Zylfikerit dhe Zaferit mund të krijojë përçarje të madhe në familje. Si po shkon marrëdhënia e Timurit me Rejhanin?

Trashëgimtari – Episodi 19

Trashëgimtari – Episodi 18

Çfarë rregullash do të ndryshojë Zylfiker në Esenler? Çfarë do të thuhet mes Derjas dhe Timurit? Timur me lot në sy shkon të darkojë në restorantin ku nënëa e tij punon për ta parë dhe për të provuar ushqimin e saj.

Trashëgimtari – Episodi 18

Trashëgimtari – Episodi 17

Çfarë nderi do të kërkojë Timur nga Zylfiker? Në tryezën e tij të ngrënies, Zylfiker vendos Timurin në krahin e djathtë të tij duke hedhur poshtë Derjan. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Timurit dhe Zaferit?

Trashëgimtari – Episodi 17

Trashëgimtari – Episodi 16

Si do të shkojë darka mes Jahjas dhe Derjas? Kur Zylfiker dhe Timur kthehen në terminalin e autobusëve Esenler si baba e bir, një rrezik i madh i pret ata. A do të mund të shpëtojë Timur i cili doli para plumbit që ishtë planifikuar për Zylfikerin?

Trashëgimtari – Episodi 16

Trashëgimtari – Episodi 15

Edhe pse Timuri dhe Rejhani e dinë se të qenit bashkë është e pamundur, ata vazhdojnë të tërhiqen gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri. Derja mundohet të marrë pushtetin e babait të saj duke mbledhur një shumicë votash. Por ardhja e Rejhanit më një prokurë në dorë do të shkatërrojë qëllimet e Derjas.

Trashëgimtari – Episodi 15

Trashëgimtari – Episodi 14

Timuri shkon të përballet me Saimin dhe është thellësisht i tronditur nga sekretet që ai mëson. Si do të shkojë tashmë marrëdhënia e Zaferit dhe Timurit? Si është gjëndja shëndetësore e Zylfikerit?

Trashëgimtari – Episodi 14

Trashëgimtari – Episodi 13

Ardhja e Selimit, vëllait të vogël të Jahjas mund të sjellë telashe të tjera për familjen Karsli. Si po shkon marrëdhënia e Timurit dhe Rejhanit? Zylfiker mëson që Derja do ta rrëzojë atë dhe në shtëpinë Karsli do të shpërthejë kaosi.

Trashëgimtari – Episodi 13

Trashëgimtari – Episodi 12

Çfarë marrëveshjeje do të bëjë Drja me Timurin? Një plan Jahjasë do të fusë në grackë Zylfikerin dhe Timurin. Derja ka filluar proçedurat për të qënë ajo në krye të familjes Karsli. Përvjetori i vdekjes i Gonylit do të prekë thellësisht të gjithë familjen, veçanarisht Zulfikerin dhe Zaferin.

Trashëgimtari – Episodi 12

Trashëgimtari – Episodi 11

Për çfarë do ta paralajmërojë Timur Vezirin? Pasi mëson mbi sëmundjen e babait të saj, Derja vendos të marrë kontrollin e familjes. Jahja dhe Derja do të përballen sërish me njëri-tjetrin dhe me sekretet e të kaluarës së tyre. Rejhan vendos të hapë një dyqan në stacionin e autobuzave dhe për këtë i duhet ndihma […]

Trashëgimtari – Episodi 11

Trashëgimtari – Episodi 10

Timur dhe Rejhan do të mahnisin të gjithë në dasëm me kërcimin e tyre. Jusuf mëson që Timur është gjallë. Çfarë do të ndodhë me Jusufin? A do të mundet Timur të shpëtojë shokun e tij? Derja është e vendosur për të zënë vendin e babait të saj.

Trashëgimtari – Episodi 10

Trashëgimtari – Episodi 9

Si po shkon marrëdhënia e Timurit dhe Rejhanit? Jahja vazhdon të thurë kurthe për të mposhtur Zylfikerin. Familja Karsli dhe Timur do të marrin surpriza të pakëndshme në dasmën ku janë të detyruar të marrin pjesë.

Trashëgimtari – Episodi 9

Trashëgimtari – Episodi 8

Timur dhe Rejhan detyrohen të shtiren si burrë e grua në publik. Një takim mes Derjas dhe Jahjas mund të hapë sërish plagët e të kaluarës. Çfarë do të kërkojë Rejhan nga Zylfiker?

Trashëgimtari – Episodi 8

Trashëgimtari – Episodi 7

Jahja vjen në rezidencën Karsli pas shumë vitesh, duke e shqetësuar familjen me dyshimet e ngritura mbi Zaferin. Çfarë do të thuhet mes Timurit dhe Rejhanit? Timur pritet me një ceremoni të madhe në stacionin e autobuzave si trashëgimtari i familjes Karsli.

Trashëgimtari – Episodi 7

Trashëgimtari – Episodi 6

Jahja bën goditjen e parë ndaj Zylfikerit duke i vjedhur të gjithë paratë që ai mban fshehur në stacionin e autobuzave. A do të mundet ai me ndihmen e Timurit të rregullojë situatën e vështirë në të cilën gjendet? Si do të jetë përballja tjetër e Timurit dhe Zaferit?

Trashëgimtari – Episodi 6

Trashëgimtari – Episodi 5

Takimi i Zaferit me të huajin në shtëpi do të shkaktojë një kaos të madh në familje. Si do ta menaxhojë Zylfiker këtë përballje mes tyre? Cila është arsyeja e martesës së Rejhanit me Zaferin? Në mënyrë që të mësojë gjithçka mbi Zaferin, Timur darkon më Rejhanin. Si do të shkojë kjo darkë mes tyre?

Trashëgimtari – Episodi 5

Trashëgimtari – Episodi 4

Si do ta presë Derja dhe pjesa tjetër e familjes faktin që një i huaj do bëhët trashëgimtari i familjes Karsli? Timur nga ana tjetër i sjellë në vilë si trashëgimtar shokohet nga gjithçka që po ndodh. A do të pranojë ai të shtiret si dikush që nuk është në mënyrë që të mbrojë familjen […]

Trashëgimtari – Episodi 4

Trashëgimtari – Episodi 3

Familja e Timurit do të gjendet në telashe për shkak të borxhëve që ai ska paguar. Jahja është rikthyer me një qëllim të vetëm, të hakmerret ndaj vrasësit të babait të tij.Timur do të gjendet në një rrezik të madh. Në prag vdekjes, ai duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë.

Trashëgimtari – Episodi 3

Trashëgimtari – Episodi 2

Timur shpëton jetën e Rejhanit e cila bie pre e një atentati. Pas këtij heroizmi Zylfiker kërkon ta dëmshpërblejë atë. . Cili është qëllimi I kthimit të Jahjas? Zylfiker duhet të gjejë tashmë sa më shpejt të jetë e mundur një trashëgimtar për të zevendësuar Zaferin, djalin e tij të sëmurë.

Trashëgimtari – Episodi 2

Trashëgimtari – Episodi 1

Një perandori nuk ndërtohet me dashuri… por me sakrificë. Kur patriarku i familjes shpall se duhet të zgjedhë trashëgimtarin e vetëm, fëmijët kthehen në rivalë. Një dashuri e ndaluar sfidon emrin dhe nderin e familjes. Dhe një pyetje që digjet si zjarr: “Kush e meriton fronin… dhe kush do të paguajë çmimin?” Trashëgimtari – Kur […]

Trashëgimtari – Episodi 1

Plot

Trashëgimtari

Action, Drama, Romance

Një perandori nuk ndërtohet me dashuri… por me sakrificë. Kur patriarku i familjes shpall se duhet të zgjedhë trashëgimtarin e vetëm, fëmijët kthehen në rivalë. Një dashuri e ndaluar sfidon emrin dhe nderin e familjes. Dhe një pyetje që digjet si zjarr: “Kush e meriton fronin… dhe kush do të paguajë çmimin?” Trashëgimtari – Kur familja bëhet armiku yt më i madh. Nga regjisori i “Cukur” Sinan Ozturk. Me aktorët: Akın Akınozu, Ercan Kesal, Erkan Kolçak Kostendil.

TV Klan

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave