Historia e Shebnem, një grua e fortë që vjen nga varfëria, por arrin të ndërtojë një jetë luksoze falë zgjuarsisë, guximit dhe zgjedhjeve të rrezikshme. Pas fasadës së një jete perfekte fshihen sekrete të errëta, gënjeshtra dhe krime. A mund të jetë vërtet “e mrekullueshme” një jetë e ndërtuar mbi gënjeshtra? Një dramë e mbushur me tension dhe surpriza me temën universale: çmimi i suksesit! Një prodhim i Ay Yapim me aktorët më të preferuar si Hilal Altinbilek, Onur Tuna dhe Yigit Ozsener.
Ajsel dhe Maxhit festojnë martesen e tyre me një darkë të vogël por të mbushur me dashuri. Por plani që Didem ka përgatitur do të prishë qetësinë e Shebnemit dhe Melisës. Një përballje e fundit mes Didemit dhe Shebnemit do të jetë fatale për njërën nga ato.
A do të mundet Maxhit të braktisë Ajselin? E pakënaqur me metodat e Shebnemit për të hequr qafe Didemin, Melisa vendos të përdorë taktikat e saj. Por një rrezik tjetër do të presë Melisen dhe Shebnemin…
Didem tenton vetëvrasjen , por Shebnem arrin në kohë ta ndalojë atë. Maxhit i xhindosur për vrasjen e Demirit shkon të marrë hak tek Onur. Çfarë do të ndodhë në përballjen mes tyre?
Shebnem dhe Mesut përgatiten t’i shembin botën Didemit pikërisht në momentin kur ajo ndihet më e sigurt në vetvete. Çfarë vendimi do të marrë Onur pasi mëson mbi intrigat e Didemit? Shebnem dhe Melisa kanë një plan tjetër kunder Didemit…
Pas kurthit të Didemit, Shebnem përfundon në polici. Didem pas kësaj arrin të marrë fëmijet e Shebnemit. A do të munden Mesut dhe Shebnem të provojnë pafajësinë e tyre?
Didem organizon një festë për t’u prezantuar në shoqërinë e lartë si gruaja e Onurit. Por kjo festë do të shkatërrohet nga një mysafir I papritur. Nje luftë akoma më e madhe ka nisur mes Shebnemit dhe Didemit. Cila do të jetë levizja e Didemit për të shkatërruar Shebnemin?
Çfarë do të kërkojnë Shebnem dhe Melisa nga Ajsel? SI do të shkojë darka e Onurit dhe Didemit me Exhen dhe Emren? Çfarë do të ndodhë në përballjen tjetër mes Shebnemit dhe Didemit? Cila do të jetë hakmarrja që Shebnem ka planifikuar kunder ish-mikeshes së saj?
Didem feston fitoren kundër Shebnemit dhe Melises. A do të mu8ndet Ajsel të falë Onurin? Çfarë do të thuhet në përballjen mes Shebnemit, Melises dhe Didemit?
Cila do të jetë deklarata e Didemit në polici? Çfarë do të ndodhë në një përballje të ashpër mes Melises dhe Didemit? Çfarë do të kërkojë Onur nga Ajsel? Didem do të ketë tashmë një aleate të re.
Çfarë do të ndodhë kur Ajsel të mësojë që Demir është vrarë? Si do të jetë përballja e Onurit me Ajselin? A do të hakmerret Maxhit për vrasjen e djalit të tij?
Shebnem, Melisa, Onur dhe Mesut mbajnë peng Didemin në shtëpi në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje me të. Çfarë do të kërkojë Didem në këmbim të heshtjes së saj? A do të mund të mësojë Ajsel se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Demirin?
Në ditën e dasmës, Shebnem pas shumë vitesh arrin të falë dhe të pranojë prindërist e saj. Mesut dhe Shebnem bëhën gati për të celebruar dashurinë e tyre me një dasëm madhështore. A do të mundet Didem të shkatërrojë ditën më të lumtur të Shebnemit? Onur duhet të bëjë një marrëveshje me Didemin para se […]
Onur tronditet kur mëson që Didem di çdo gjë mbi vrasjen e Demirit. Çfarë marrëveshjeje do t’i ofrojë Didem Onurit? Duke pasur frikë se mos i ndodh ndonjë e keqe Shebnemit, Mesut paralajmëron ashpër Didemin. Shebnem dhe Mesut përgatiten për ditën e tyre më të bukur…
Shebnem dhe Melisa përgatitisin hakmarrjen e tyre kunder Onurit dhe Didemit duke u djegur shtëpinë. Didem denoncon Shebnemin dhe Melisen në polici duke përshkallëzuar kështu tensionin mes tyre. Didem mëson dekretin më të rën dë të Onurit dhe Shebnemit.
I ndikuar nga Didem , Onur vendos të largojë Shebnemin nga shtëpia. Por, Mesut edhe një herë i ofron Shebnemit zgjidhjen më të mirë. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Shebnemit dhe Didemit? Cili do të jetë plani i Shebnemit dhe Melises kunder Onurit dhe Didemit?
Onur do të rrëmbejë Ahmetin. Si po shkon marrëdhënia e Didemit me Onurin? Për çfarë do ta paralajmërojë Mesut Shebnemin? Didem dhe Shebnem tashmë i kanë hapur një luftë të madhe njëra-tjetrës.
A do të bashkëpunojnë së bashku Shëmbem dhe Melisa? A do të vazhdojë marrëdhënia e Didemit dhe Onurit? Didem ndan një video që shënjestron Shebnemin dhe Melisen, duke shkaktuar një trazirë të madhe në rrjetet sociale. E paaftë ta pranojë videon, Shebnem vendos ta godasë Didemin në pikën e saj më të dobët.
Si do të jetë përbalja e Melises me Didemit pasi të mësojë mbi tradhëtinë e Onurit? Çfarë do të thuhet në një bisedë të ndjerë mes Melises dhe Shebnemit? Melisa përgatit një surprizë të madhe për Onurin në ditën e dasmës së tyre. Shebnem do të vihet në provë nga tradhtia e shoqes së saj […]
Si do ta presë Nilgyn lajmin e martesës së Mesutit dhe Shebnemit? Didem dhe Onur kalojnë natën së bashku. Dikush do të jetë dëshmitar I kësaj tradhëtie…
Elif denoncon shebnemin në polici për vrasjen e Demirit. Të gjithë e mesojnë vrasjen e tij dhe shkojnë në vendin ku është groposur. Por çfarë do të dalë në të vërtetë nga varri?
Elif akuzon Shebnemin për dhunë fizike, por a do ta besojë më kush tek fjalët e saj? Çfarë do të thuhet në një përballje mes Maxhitit dhe Shebnemit? Zbulimi I shantazhuesit nga Mesuti do të shokojë Onurin dhe Shebnemin. Dikush tjetër do të zbulojë vrasjen e Demirit…
Shebnem do t’I japë një mësim të mirë Elifit. Mesut dhe Onur kanë bashkuar forcat për të zbuuar kush fshihet pas shantazhimeve. Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Shebnemit dhe Ajselit? Maxhit dhe Elif do të krijojnë aleancë për të shkatërruar Shebnemin.
Dyshues për bashkëpunimin e Shebnemit dhe Onurit, Mesut tronditet nga një mesazh në telefonin e tij. A do të mundet ai të kallëzojë vrasjen e Demirit në polici? Si do të shkojë tashmë marrëdhënia e Mesutit dhe Shebnemit? Elif vazhdon të jetë një kërcënim për Shebnemin…
Duke punuar së bashku për të gjetur dëshmitarin e vrasjes së Demirit, Shebnem dhe Onur tronditen kur mësojnë se shantazhuesja është Didem. A do të besojë dot Shebnem në tradhtinë e shoqës së saj të ngushtë? Maxhit është i vendosur të gjejë vrasësin e Demirit. A do të mund të mësojë Mesut se çfarë Shebnem […]
Nilgyn i kërkon falje Shebnemit dhe vendos të bëjë paqe me të. Mesut del nga burgu. A do të mundet ai të vërtetojë komplotin e Elifit? Maxhit ka filluar tani të jetë një kërcënim i madh për Shebnemin.
Shebnem i kërkon Onurit që të pranojë krimin e tij para Ajselit. Çfarë marrëveshjeje do të bëjë Mesut me Elifin në ,ënyrë që t’i shpëtojë burgut? Dikush tjeër do të prishë qetësinë e Shebnemit.
Një mesazh kërcenues do të trondisë Shebnemin dhe Onurin. Didem ka filluar të dyshojë që diçka e keqe i ka ndodhur Demirit. Shebnem vazhdon të luftojë për të pastruar emrin e Mesutit. Çfarë do të kërkojë Ajsel nga Shebnem?
Ajsel mëson që Demir fshihet pas atentatit të Shebnemit dhe beson që ai është i arratisur. Nilgyn vendos t’i japë fund ortakërisë me Elifin. Duke mos e pranuar refuzimin e Mesutit, Elif i bën keq vetës dhe fajëson Mesutin për gjithçka.
Elif i kërkon falje Shebnemit për poshtërimin që i bëri. Si po shkon tashmë marrëdhënia e Mesutit dhe Shebnemit? Onur dhe Shebnem arrijnë të varrosin trupin e Demirit dhe të pastrojnë provat e mbetura. Por cili do të jetë plani i tyre për të zhdukur dyshimet e Ajselit dhe Didemit?
I frikësuar nga burgosja, Onuri i kërkon ndihmë Shebnemit për të hequr qafe trupin e Demirit. Elif vazhdon të thurë plane për të fituar vëmëndjen e Mesutit. Çfarë marrëveshjeje do t’i ofrojë Onur Shebnemit?
Onur del nga burgu dhe mëson mbi atentatin e Shebnemit. Cili do të jetë plani i Elifit, Ajselit dhe Arzusë kundër Shebnemit? NJë përballje e fortë mes Onurit dhe Demirit mund të jetë fatale për këtë të fundit.
Mesut është i vendosr të gjejë se kush fshihet pas atentatit të Shebnemit. Cilat do të jenë rregullat e reja që Shebnem do të vendosë në kompani? Në një darkë të rëndësishme të kompanisë, Shebnem do të marrë një surprizë të pakëndshme nga Elif.
Duke parë gjendjen e rënduar emocionale të Mesutit, Elif vendos të përfitojë nga rasti për t’u afruar me të. A do ta lejojë Shebnem që Elif t’i marrë asaj burrin që dashuron? Demir vendos të heqë qafe Shebnemin duke i prerë frenat e makinës. A do të mundet Shebnem dhe 2 fëmijët e saj të […]
Çfarë do të kërkojë Ajsel nga Nilgyn? A do të shkatërrohet miqësia mes Shebnemit dhe Didemit? Nje luftë e madhe ka filluar tashme mes Shebnemit dhe Elifit për të fituar Mesutin.
Afrimiteti që Mesut po tregon ndaj Elifit do të çmendë Shebnemin. Cili do të jetë plani i saj për të rifituar Mesutin? Një lojë tjetër e Shebnemit do të rrëzojë Demirin dhe do të tregojë fytyrën e tij të vërtetë para Ajselit. Çfarë vendimi do të marrë Ajsel në fund?
A do të jetë në gjendje një mysafir nga e kaluara të ndryshojë ekuilibrin në jetën e Shebnemit? Çfarë do të thuhet në një përballje mes Onurit dhe Ajselit? Mesut dhe Elif bëhen partnere biznesi dhe kjo do të sjellë buzëqeshjen e Nilgynit dhe Arzusë. A do të lëkundet miqësia e Shebnemit dhe Didemit?
Nilgyn tashmë ka një plan për të ndarë Mesutin nga Shebnemi. Si do ta presë Ajsel që Shebnem tashmë zotëron të gjitha aksionet e Onurit? Një takim nga e kaluara do të trondisë Shebnemin.
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Onurit dhe Demirit? Duke u gjendur në mes të një lufte me nënën dhe vëllain e tij, Onur do t’i bëjë një ofertë Shebnemit. Por kjo marrëveshje me Onurin do të rrezikojë marrëdhënin e saj me Mesutin.
Cili do të jetë qëllimi I vizitës së Shebnemit në burg? Çfarë do të kërkojë Shebnem nga Demir? Mesut do t’I blejë Shebnemit një vilë. Një luftë e re ka nisur tashmë mës Onurit dhe Ajselit.
Çfarë do të ndodhë mes Demirit dhe Didemit? Plani I Shebnemit dhe Mesutit do të çojë pas hekurave Onurin. SXhebnem më në fund po shijon momente të qeta me fëmijët e saj. Por cili do të jetë plani I rradhës?
Si po shkon jetesa e Shebnemit dhe Melises në të njejtën shtëpi? Çfarë do të ndodhë në një përballje të ashpër mes Onurit dhe Mesutit? Shebnem tashmë ka filluar të planifikojë hakmarrjen e saj. A do ta mbështesë Mesut Shebnemin kësaj herë?
E ndjerë e kërcënuar Shebnem refuzon divorcin me Onurin. Lajmi që Shebnem dhe Onur janë bashkuar sërish do të trondisë Mesutin. Po Ajsel si do ta presë këtë lajm? Si do të jetë përballja e Mesutit dhe Shebnemit pas kësaj?
Shebnem tashmë ndodhet në vështirësi të mëdha. A do të mundet ajo t’i tregojë Mesutit të vërtetën? Si do të shkojë seanca gjyqësore e divorcit të Onurit dhe Shebnemit?
Onur mëson nga Izbandut vrasjen e Nijazit. Kur më në fund po përgatitet dhe po feston për një jetë të re, Shebnem do të gjendet sërish në një udhëkryq të madh. Me pamjet e vrasjes në dorë, Onur i ofron Shebnemit një marrëveshjeje.
Shebnem tashmë ka nisur planin e saj të hakmarrjes kundër të gjithë atyre që i bënë keq. Çfarë do ët thuhet në jë përballje mes Nilgynit dhe Shebnemit? Shebnem do të marrë një dhuratë shumë të çmuar nga Mesut.
Shebnem arrin të dalë nga spitali psikiatrik falë Denizit dhe nënës së saj. Tashmë ajo ka gati planin e saj të hakmarrjes. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Mesutit dhe nënës së tij? Shebnem del para komisionit të spitalit…
Pas një vizite me doktorin, Shebnem shtrohet në spital psikiatrik. Mesut menjeheherë ndermerr veprime për të shpëtuar Shebnemin. Çfarë do të kërkojë Onur në këmbim të lirisë së saj? Një video e regjistruar e Shebnemit para se të hyjë në spital do t’i shokojë të gjithë.
Çfarë do të thuhet në një bisedë të ndjerë mes Shebnemit dhe nënës së saj? Si do të jetë tashmë marrëdhënia e Onurit me vëllain e tij? si do të shkojë takimi i Shebnemit me psikiatrin?
Çfarë do të thuhet në përballjen tjetër mes Mesutit dhe Onurit? Nëna e Mesutit do të paralajmërojë Shebnemin të qëndrojë larg djalit të saj. Lëvizja e zgjuar e Shebnemit shndërrohet në një krizë të madhe midis Onurit dhe Ajselit.
Shebnem do të marrë një surprizë shumë të bukur nga Mesut. Melisa, Onur dhe Ajsel tashmë kanë një tjetër plan kundër Shebnemit. Çfarë do të thuhet në një përballje mes Onurit dhe Mesutit?
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Shebnemit dhe Ajselit? Ca pamje që Onur merr do ta shokojnë atë. Çfarë sekreti do të zbulojë Shebnem mbi Ajselin?
Mesut merr një vendim të rëndësishëm, duke dhënë dorëheqjen nga profesioni i tij. Lëvizja e papritur e Melisës ndryshon rrjedhën e procedurave të divorcit. A do të mundet Shebnem të fitojë kujdestarinë e fëmijëve të saj? Shebnem do të ketë një tjetër as nën mëngë kundër Ajselit.
A do të mund të shpëtojnë Mesut dhe Selo nga aksidenti që bënë? Si do të shkojë deklarata për shtyp e Shebnemit? Çfarë marrëveshjeje do t’i ofrojë Shebnem Melises?
Plani i rrezikshëm i Mesutit për të shkatërruar Selon do ta çojë këtë të fundit drejt shkatërrimit. Shebnem e gjen veten në mes të një beteje tjetër të madhe pasi Onur e kërcënon atë përmes fëmijëve. Ajsel ka një plan tjetër kunder Shebnemit. Një përballje tjetër e Mesutit dhe Selos mund të përfundojë në fatalitet […]
Çfarë do të thuhet mes Exhes dhe Ajselit? Një avokate e panjohur do t’i ofrojë ndihmen e saj Shebnemit. Kjo e fundit do të ketë një as nën mëngë kunder Ajselit dhe Onurit. Një përballje me Selon mund të jetë fatale për Mesutin.
Një luftë e madhe tashmë është hapur mes Shebnemit dhe Onurit për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Rivaliteti midis Ajselit dhe Exhes merr një dimension të ri me sekretin që Ajsel mëson. Mesut dhe Shebnem kërkojnë ndihmen e Didemit për të fundosur Selon.
Përballja e Onurit dhe Shebnemit do të përshkallëzohet si asnjehërë më parë. Shebnem sërish do të përballet me rrezikun e ndarjes nga fëmijët e saj. Çfarë do të ndodhë kur Mesut të bëhet pjesë e asaj përballjeje?
Melisa mëson se është shtatzënë. Një foto në internet mbi Shebnemin do t’i shokojë të gjithë. Duke u ndjerë e kërcënuar, Shebnem kërkon mbështetjen e Mesutit. A do të ndryshojë fati i Shebnemit pasi t’i tregojë Mesutit të gjithë të vërtetën e jetës së saj?
Si do të shkojë tashmë marrëdhënia e Onurit dhe Melises? Shebnem e lumtur shpërngulet në një shtëpi të re dhe duke nisur tashmë një jetë komplet të re. Si do të jetë përballja tjetër e saj me prindërit? Me çfarë kërcenimi do të përballet ajo?
Çfarë do të kërkojë Mesut nga Ajsel? Ajsel vazhdon të përdorë prinderit e Shebnemit për të gërmuar në të kaluarën e saj. një përballje e frikshme do të ndodhë mes Melises dhe Shebnemit.
Surpriza që Shebnem ka përgatitur Melisen do ta shkatërrojë atë. Çfarë fsheh Melisa nga e kaluara e saj? Duke parë afrimitetin e Shebnemit me Mesutin, Onur vendos të heqë dorë nga divorci dhe të bëjë sërish për vetë Shebnemin. Ajsel ndërkohë është e vendosur ta rrëzojë Shebnemin dhe përgatit një plan tjetër kundër saj…
Edhe njehërë Shebnem verteton që prindërit e saj se kanë dashur kurrë. Si do të jetë përballja tjetër e Shebnemit me Selon? Çfarë zhgënjimi do të marrë Mesut nga Shebnem?
Si do të jetë përballja pas kaq shumë viteve e Shebnemit me prindërit e saj? Selo, duke zbuluar tashmë lidhjen e kaluar që ka me Shebnemin, vendos të hakmerret ndaj saj. Por çfarë do të ndodhë kur Mesut të bëhet pjesë e kësaj përballjeje? Në një lojë të egër mes Ajselit dhe Shebnemit, kush do […]
Çfarë do të thuhett në një bisedë mes Shebnemit dhe Mesutit? Çfarë do të kërkojë tashmë Ajsel nga prindërit e Shebnemit? Melisa arrin të fitojë një pozicion të rëndësishëm në kompaninë e Onurit.
Cila dotë jetë arsyeja e debatit mes Onurit dhe Ajselit? A do të mudnet Shebnem të arrijë në një marrëveshje me Onurin? Si do të jetë përballja e Shebnemin me Melisen? Ajser përgatit goditjen e rradhës për Shebnemin me anë të prinderve të saj.
Shebnem tashmë ka filluar të rifitojë pushtetin e saj falë Exhes, mikeshes së saj. Një plan i mirëmenduar i Shebnemit do të çojë Izbandutin pas hekurave, si i dyshuari kryesor i vrasjes së Nijazit. Por a do të besojë Mesut që ai është vrasësi i vërtetë? Cila është goditja që Shebnem ka përgatitur për Ajselin?
Zhdukja e Exhes dhe Emres do të bjerë si një bombë për Shebnemin dhe Onurin. Kush mund t’i ketë rrëmbyer ata? Shebnem do të gjejë mbështjejen më të madhe tek mikesha e saj misterioze e ardhur nga Amerika.
Pasi i rrëfen dashurinë e tij Shebnemit, Mesut detyrohet të marrë një vendim kur sheh mbërritjen e policisë. Melisa vendos të shpërngulet në shtëpinë e Onurit. Edhe pse Mesut tashmë është bindur që Shebnem është vrasësja e Nijazit, a do të mundet ai ta mbrojë atë?
Çfarë do të thuhet mes Mesutit dhe Shebnemit? Si do të jetë përballja tjetër e kësaj të fundit me Melisen? Shebnem do të rrëfejë pa filtra për herë të parë historinë e jetës së saj.
Shebnem do të zhgënjehet nga Didem kur të shikojë që ajo ka kaluar natën me armikun e saj. E ndodhur ne mes të rrugës, ku do të gjejë strehim Shebnem? Një lajm në portale do ta shkatërrojë akoma më shumë Shebnemin.
Pasi mëson për të kaluarën e Shebnemit, Onur e dëbon atë nga shtëpia dhe i bllokon të gjitha llogaritë bankare. Mesut gjen trupin e Nijazit. Çfarë do tt thuhet në një bisedë mes tij dhe Shebnemit? Ajsel vazhdon me planin e saj për të fundosur Shebnemin.
Ajsel shtron një drekë për të festuar fitoren e saj nda Shebnemit. Onur mëson të kaluarën e Shebnemit dhe të gjitha mashtrimet e saj. Cili do të jetë tashmë plani i Shebnemit për të shpëtuar nga fundi i saj?
Didem ka filluar të afrohet akoma më shumë me Selon. Cila do të jetë arsyeja e debatit mes hembnemit dhe Didemit? Çfarë do të kërkojë Mesut kësaj herë nga Shebnem? A do të mund të zbulojë Onur se kush fshihet pas publikimit të lajmit?
Ajsel dhe Onur do të paguajnë një çmim të lartë për komplotin që kanë bërë pas shpinës së Shebnemit. Cila do të jetë goditja që Shebnem do ju japë atyre? A po lind diçka mes Mesutit dhe Shebnemit? A do të vërtetojë Izbandut se kush është Shebnem në të vërtetë?
Çfarë do të thuhet mes Selos dhe Didemit? Izbandut ka filluar të dyshojë tek identiteti i Shevnemit. Zulejha mëson që Ajsel po përgatit dokumentat e divorsit të saj.
Afrimiteti që Didem ka filluar të ketë me Selon mund të jetë një rrezik i madh për Shebnemin? Si po shkojnë pushimet e Shebnemit, Mesutit, Onurit dhe Melises? A do të mundet Shebnem të heqë trupin e Nijazit nga oborri i shtëpisë?
Gërmimi i punëtorëve në kopshtin e shtëpisë do të alarmojë Shebnemin nga frika që varri i Nijazit mund të zbulohet. Shebnem, Onur, Mesut dhe Melisa ikin me pushime së bashku. A do ta çojnë këto pushime marrëdhënien e Mesutit dhe Shebnemit në një nivel të ri?
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Mesutit dhe Shebnemit? A do të vazhdojë lidhja e fshehtë e Onurit dhe Melises? Çfarë do të kërkojë Mesut nga Onur?
Selo fillon të flirtojë me Didemin? Shebnem vazhdon të jetë deshmitare e tradhërisë së Onurit dhe vendos të sillet natyrshëm me të. Por cili do të jetë plani i saj i hakmarrjes?
Shebnem vazhdon me planin e saj për të mbajtur afer Melisen gjithashtu për t’i treguar asaj, Ajselit dhe të gjithëve se kush është mbretëresha e vërtetë. A do ta vazhdojnë marrëveshjen e Melises dhe Ajselit? Shebnem viziton sërish Mesutin në shtëpi. Çfarë do të thuhet mes tyre?
Çfarë do të kërkojë Selo nga Mesut? Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Ajselit dhe Shebnemit? Melisa shkon në darkën e Shebnemit dhe Onurit me Mesutin në krah. Rreth tryezës elegante të darkës, secili do të luajë lojën e vet dhe gjërat do të bëhen më të ndërlikuara se kurrë midis të katërve.
Cila është lidhja që Mesut ka me Melisen? Me çfarë kërcënimi do të përballet Didem? Shebnem fton për darkë Melisen. Si do të shkojë kjo darkë plot tension mes Shebnemit, Onurit dhe Melises?
Melisa është e vendosur të fitojë Onurin, por me një kundërshtare të frikshme si Shebnem, gjërat do të jenë shumë të vështira. Si do të jetë përballja Onur, Melisa dhe Shebnem? E kaluara e Shebnemit vazhdon ta përndjekë atë…
Si është gjëndja shëndetësore e Shebnemit? Mesut fillon të kujdeset më shumë për të. Melisa nga ana tjetër arrin të bëjë për vete Onurin. Si do të shkojë tashmë marrëdhënia e këtij të fundit me Shebnemin?
Çfarë do të mësojë tjetër Shembem që do ta trondisë atë? Mesut nga ana tjetër vazhdon të përndjekë Shebnemin. Çfarë do të kërkojë Melisa nga Onur? Çfarë do të ndodhë me Shebnemin?
A do të mësojë Shebnem që Ajsel është në dijeni të marrëdhënies së Onurit me Melisen? Pikërisht kur Shebnem mendon që më në fund shpëtoi nga çeshtja e Nijazit, Mesut do të shfaqet përsëri. Cila është prova që Mesut ka në dorë kësaj here? Cili është plani i Shebnemit për të mbajtur Onurin sa më […]
Çfarë do të ndodhë në përballjen e Shebnemit dhe Melises? A do të mundet Shebnem të përballet me Onurin dhe të kërkojë llogari për zemren e saj të thyer? A do të heqë dot dorë Mesut nga çeshtja e NIjazit?
Ajsel dhe Melisa vazhdojnë me planin e tyre për të ndarë Onurin nga Shebnemi. Ndërkohë që mundohet të zgjidhë çeshtjen e Nijazit, Shebnemi do të përballet me një tjetër problem sërioz, atë të tradhëtisë.
Mesut vazhdon të takohet me Shebnemin dhe të gjurmojë në të kaluarën e saj. Çfarë do të ndodhë kësaj herë në takimin mes tyre? Melisa tashmë ka një qëllim të vetëm, të marrë Onurin nga Shebnem. Cili do të jetë hapi I rradhës I Shebnemit për të mbajtur Mesutin larg saj? Didem mëson mbi tradhëtinë […]
Mesut vazhdon të ndjekë në çdo hap Shebnemin. Kjo e fundit do të përballet me telashe të reja. Por një problem akoma më I madh e pret atë kur të shfaqet ish-e dashura e Onurit, Melisa.
Mesut shkon të hetojë në shlollën ku Shebnem ka studiuruar, por asnjë foto e saj nuk është më në regjistrat e shkollës. A do të ngrejë kjo më shumë dyshimet e Mesutit? Shebnem vazhdon luftën e saj për të qënë mbreteresha e shoqërisë së lartë. Çfarë po i fsheh Onur Shebnemit?
Tashmë shfaqja dhe vrasja e Nijazit ka kthyer jetën e Shebnemit përmbys. Dyshimet e Mesutit të cilat buruan nga një detaj i vogël, janë rritur jashtëzakonisht pas takimit me Shebnemin. Cili është shqetësimi tjetër i kësaj të fundit?
Shembnem vendos t’i japë NIjazit një shumë të madhe parash për t’u larguar nga jeta e saj. Por gjërat nuk do të shkojnë siç i kishte planifikuar ajo dhe përfundimisht do ta gjejë veten në një betejë të ashpër për mbijetesë.
Shebnem vendos të luftojë për ëndrrat e saj duke punuar por gjithashtu dhe duke mashtruar. Me një çantë plot me para vendos të ndryshojë komplet pamjen e saj. Me një pamje komplet të tjetërsuar, qëllimi i saj i vetëm është të gjejë një njeri të pasur për të përmbushur nevojat e saj. Por tanimë pas […]
Historia e Shebnem, një grua e fortë që vjen nga varfëria, por arrin të ndërtojë një jetë luksoze falë zgjuarsisë, guximit dhe zgjedhjeve të rrezikshme. Pas fasadës së një jete perfekte fshihen sekrete të errëta, gënjeshtra dhe krime… A mund të jetë vërtet “e mrekullueshme” një jetë e ndërtuar mbi gënjeshtra?
Plot
Jeta ime e mrekullueshme
Drama
Historia e Shebnem, një grua e fortë që vjen nga varfëria, por arrin të ndërtojë një jetë luksoze falë zgjuarsisë, guximit dhe zgjedhjeve të rrezikshme. Pas fasadës së një jete perfekte fshihen sekrete të errëta, gënjeshtra dhe krime. A mund të jetë vërtet “e mrekullueshme” një jetë e ndërtuar mbi gënjeshtra? Një dramë e mbushur me tension dhe surpriza me temën universale: çmimi i suksesit! Një prodhim i Ay Yapim me aktorët më të preferuar si Hilal Altinbilek, Onur Tuna dhe Yigit Ozsener.