Kënga Magjike 2024 (Nata e Parë Gjysmëfinale)

Autor: Redaksia Raportim Live | Përditësuar

Raportim Live

Festivali Kënga Magjike, Nata e Parë Gjysmëfinale

As Venecia, as Paris! Spektatorja i thotë “po” propozimit për martesë në skenën e “Këngës Magjike!”

Në një hapësirë të natës së parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike” në Tv Klan, moderatori Ardit Gjebrea kërkoi një vajzë nga publiku për të bërë reklamën e një produkti. E ndërsa bashkëprezantuesja Matilda Mcini pikasi Klean dhe më pas e mori jashtë sallës, Gjebrea shpjegoi se e vërteta qëndron ndryshe.

Klea shoqërohet nga i dashuri, Adi i cili jeton në Gjermani. Nëna e tij u nda nga jeta kur ai ishte 21 vjeç dhe ishte e sigurt që i biri do të gjente dashurinë e jetës.

Një ditë vere në plazh, buzëqeshja e një vajze i mori mendjen. Me disa manovra, ata u njohën dhe sot kanë 3 vite. Klea ka kohë që pret propozimin në Venecia a Paris, por jo, ai u realizua pikërisht në skenën e “Këngës Magjike” në Pallatin e Koncerteve!

Ndërsa ajo u ngjit në skenë me Matilda Mcinin për ‘të prezantuar’, Adi u gjend pas saj, i gjunjëzuar dhe me unazën në dorë. E kapur në befasi, Klea shpërthen në lot gëzimi ndërsa përgjigjja s’mund të ishte ndryshe veçse “po!”

Një këngë për dashurinë, mosha e artistes më të re në kategorinë “Big” habit Gjebrean

Martina Serreqi arriti të rrëmbejë 5 butonë të gjelbër nga juria e “Këngës Magjike” në natën e parë gjysmëfinale që transmetohet në Tv Klan. “Ç’ka  thotë për mu” duket se i solli fat pasi i siguroi  një vend të përhershëm në kategorinë “Big”.  Një këngë dashurie dhe e fuqishme, por Gjebrea dhe Marsela Çibukaj habiten kur dëgjojnë moshën fare të re të Martinës.

Marsela Çibukaj: Është një këngë me peshë kjo, unë e kam thënë kur e kemi dëgjuar edhe më parë, në studion e  së “Dielës Shqiptare”. Është një këngë me sigurri që tregon një histori që ndoshta  një vajzë kaq e re është herët për ta përjetuar, por Martina…

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?

Martina Serreqi: Unë jam 19 vjeç.

Marsela Çibukaj: Eh, shpresoj që mos të ketë…

Ardit Gjebrea: Herët!

Marsela Çibukaj: E  pra, shumë herët!

Martina Serreqi: Por edhe ne dimë të dashurojmë.

Marsela Çibukaj: Po sigurisht, unë shpresoj mos të vuani.

Nuk mundi të kalojë në kategorinë “Big”, Reinaldo ‘përplaset’ me jurinë e “Kënga Magjike”

Reinaldo Gaci me këngën “Të huaj” nuk ka mundur të sigurojë votat e jurisë për tw prerë biletën e tij për të votuar e për t’u votuar njësoj si artistët “Big” në “Këngwn Magjike”.

Më tre të kuqe dhe dy jeshile Reinaldo ka pasur ‘përplasje’ me jurinë ku ka kundërshtuar DJ Sardin i cili mendon se këngëtari e humbi rritmin e këngës.

DJ Sardi: Dua t’i bëj një pyetje Reinaldos sot, apo jo?

Reinaldo Gaci: Isha shumë në rritëm.

DJ Sardi: Po pse ke menduar se kënga jote është ‘kondra tempo’?

Reinaldo Gaci: Këtë se them unë e thua ti

DJ Sardi: Jo e ke thënë, prandaj unë të them ishe në rritëm…

Reinaldo Gaci: Po isha shumë në rritëm dhe ti më dhe të kuqe.

DJ Sardi: Dhe diku dole edhe nga rritmi. Duhet të mendosh kur ne të japim sugjerime ti duhet të jesh më i përulur dhe të dëgjosh. Ti ke një dëshirë të imponohesh dhe kjo më vjen keq për ty. Sugjerimet nga të tjerët merri dhe nëse të pëlqejnë përdori.

Reinaldo Gaci: Nuk mund të vihet në dyshim që unë këndoj që 8 vjeç.

DJ Sardi: Këtë e di unë. Sugjerimet ti nuk i pranon.

Reinaldo Gaci: Po ti nuk je vokalcoachi im, kështu që unëmund të të marr parasysh diçka tjetër jo të më mësosh të këndojë.

DJ Sardi: Po mir thuaj vokalcoach-it tënd a ishe në rritëm apo jo. A ka këngë jashtë rritmit apo’ kondra tempo’ siç i thua ti. Unë e kam me studim muzikën, ndërsa ti e ke me të dëgjuar. Unë mbase kam munguar në lëndën e ‘kondra tempos’ e mbase ti mund të më iluminosh.

Reinaldo Gaci: Unë të bëj një sugjerim që të shkosh në Neë York ku e kam bërë unë me producenten time të marrësh disa leksione se si ndërtohet një këngë soul arenbi.

Gjithashtu kundërshtime pati edhe me Andi Vrapin i cili u shpreh se kënga e Reinaldos është e bukur për t’u dëgjuar në makinë apo në shtëpi, por për në Pallatin e Kongreseve sipas mendimit të tij ishte e mërzitshme.

Andi Vrapi: Unë nuk dua ti hy fare detajeve teknike. Kënga është një këngë që do ta dëgjoja në makinë, në shtëpi, në palestër, por në Pallat të Kongreseve meë fal por ishtë shumë ‘boring’. Krahasuar me performancat e New Artist të tjerë ishte shumë ‘boring’. Unë po e shihja gjysmën e sallës që ishte në telefon.

Reinaldo Gaci:Dëgjoje në krevat më mirë me një gotë vetë.

Ardit Gjebrea: Jam kurioz se çfarë do ti thuash Kleartit. (Qesh)

Andi Vrapi: Ardit se e tha për gotë vere dhe është hera e dytë që ma përmend gotën e verës dhe besoj qëq është një pije që nuk duhet ta përmendësh më ti.

Reinaldo Gaci:Patjetër një gotë verë me ty do të ishte fantastike.

Andi Vrapi: Kurrë! Renaldo është më vonë propozimi.

BIG përgjithmonë në “Kënga Magjike”! Martina Serreqi rrëmben zemrat e jurisë me “Ç’ka thotë për mu”

Me këngën “Ç’ka thotë për mu”, artistja Martina Serreqi ka kaluar në kategorina “BIG përgjithmonë” në “Kënga Magjike”. Me 5 jeshile nga juria, Gjebrea i ka uruar Serreqit mirë se ardhjen në të mëdhenjtë e muzikës shqiptare.

Ardit Gjebrea: Kalon në kategorinë “BIG përgjithmonë”. Mirë se erdhe në të mëdhenjtë e muzikës shqiptare.

Marsela Çibukaj: Është një këngë me peshë që tregon me siguri që ndoshta një vajzë kaq e re është herët për ta përjetuar…

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?

Martina Serreqi: Unë jam 19 vjeç. Edhe ne dimë të dashurojmë.

Marsela Çibukaj: Sigurisht, por shpresoj të mos vuani. Martina i dha të gjithë shpirtin kësaj kënge dhe duhet vlerësuar që këta të rinj interpretojnë me gjithë shpirt këngë të bukur.

Një sukses i “Mam, po ti?” Sareta Bega pret biletën e saj të suksesit

“Një biletë” titullohet kënga e Sareta Begës me të cilën konkurron në “Kënga Magjike”. Sareta nuk është emër i panjohur pasi e kemi parë në “Mam, po ti?”, rubrika e famshme muzikore e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Ajo arriti të presë biletën e saj për të kaluar nga “New Artist” në kategorinë “Big”.

Sareta: Babi, mami kjo është për ju!

Ardit Gjebrea: Unë jam shumë krenar për ty, realisht jam shumë krenar për ty, qëkur ke ardhur në “Mam, po ti?”, Sareta është e vetmja që në një gatë ku 99%  zgjodhën këngë të huaja, Sareta ishte e vetmja që këndonte vetëm shqip

Marsela Çibukaj vlerësoi gjithashtu këngën dhe vokalin e Saretës.

Marsela Çibukaj: Mendoj që është një nga refrenet  më të bukura që të gjithë mbajmë mend, edhe ne si juri këtu kur bëhet fjalë për  festivalin e 2024 të “Këngës Magjike”, kështu që shoqëruar edhe me një zë siç e tha Klearti, të fuqishëm, janë korniza perfekte.

Juria i jep “dritën jeshile”, Rei Bezhani fiton statusin BIG përgjithmonë në “Kënga Magjike”!

Rei Bezhani ka fituar statusin “BIG përgjithmonë” në “Kënga Magjike” me konkurrimin e tij në natën e parë gjysëmfinale. Bezhani ka “rrëmbyer” zemrën e jurisë, të cilët e kanë vlerësuar me 5 jeshile.

Ardit Gjebrea: Mirë se erdhe në kategorinë BIG të Kënga Magjike!  

Rei Bezhani: Mirë se ju gjeta!

Andi Vrapi: Ah më në fund! Unë e kam thënë dhe tek “E diela shqiptare” që rasti i Rei Bezhanit është unik sepse ka bërë çudira. Unë jam i zhgënjyer sepse do të doja që të mos kërcente vetëm me të dashurën në skenë, por t’i shkonte vajzave të tjera, por e mirëkuptoj në këtë rast.

Rei Bezhani: Nuk kam çfarë të bëj, është konflikt interesi. Edhe po të dua, nuk mundem.

Toleranca zero në “New Artist” ! DJ Sardi voton rishtazi me buton të kuq

Nata e parë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” ka nisur aktin e kategorisë “New Artist”. Ata që marrin shumicën  e butonave të gjelbër fitojnë të drejtën për të votuar dhe për t’u votuar. Grupi Threex e fitoi këtë status, edhe pse mori një buton të kuq nga DJ Sardi.

Por duket se ai sonte do të tregohet mjaft i ashpër. Edhe për Marinelën pati 4 butona të gjelbër, por DJ Sardi zgjodhi sërish të kuqin për një arsye të fortë.

Ardit Gjebrea: Prapë të kuqe Sardi?

DJ Sardi: Ardit, unë sot nga New Artist dua maksimumin.

Ardit Gjebrea: Urdhëro?

DJ Sardi: Dua maksmumin sot nga New Artist. Nuk do të toleroj as minimumin e lëvizjes së intonacionit.

Ardit Gjebrea: Po tolerojnë 4 të tjerët.

DJ Sardi: Është zgjedhja e tyre. Kjo është mirë edhe për vajzën që ta ridëgjojë veten dhe të përmirësojë gabimet e veta.

Ardit Gjebrea: Marselë?

Marsela Çibukaj: Marinela vjen si një engjëll në mes të skenës, e këndon me shpirt këngën e saj, i falet edhe një luahtje e vogël intonative, por në fund thelbi  është që Marinela ka një zë të fuqishëm dhe unë për këtë e vlerësova, në një  baladë, sigurisht jo të jashtëzakonshme, është një baladë e bukur, e ëmbël, por më të bukure e bëri zëri yt kështu që jeshilja është mëse e merituar.

Për vogëlushen me ëndrra të mëdha, monologu i jetës së Matilda Mcinit: Ti ia dole!

Nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”, si do të funksionojë televotimi

Formula e votimit në “Kënga Magjike” e cila do të transmetohet në Tv Klan konsiston në peshën 55% nga artistët dhe juria e publiku në 35%. Siç ka shpjeguar më herët producenti dhe drejtuesi Ardit Gjebrea, do të dalin 20 këngët finaliste, top 10 dhe 3 çmimet e para.

Për televotimin ka një numër në të cilin dërgohet një mesazh me kodin e artistit. Me përfundimin e kategorisë New Artist, do të kemi edhe numrat e secilit prej tyre. Nga momenti që do të hapet televotimi, afati për të mbështetur të preferuarin është deri nesër në përfundim të “Aldo Morning Show”.

Ardit Gjebrea: Edhe këtë vit, juria, e cila do të përcaktojë artistët që do të këndojnë në finalen e ditës së shtunë, do të jetë gjithëpërfshirëse. Votojnë vetë këngëtarët për njëri-tjetrin, votojnë pesëshja e jurisë dhe në fund do të bashkohet edhe vota  e publikut.

Matilda Mcini: Për votimin e publikut kemi një numër One 0682228222 ku ju mund të nisni vetëm një mesazh me kodin e artistit për të cilin doni të votoni.

Ardit Gjebrea: Kodet e artistëve varen nga kategoria New Artist. Të shohim se cilët do të marrin sonte shumicën e butonave jeshilë nga juria duke fituar të drejtën për të votuar dhe për t’u votuar.

Matilda Mcini: Në fund të kategorisë New Artist, do të kemi të qartë edhe kodet e artistëve për t’u votuar.

Ardit Gjebrea: Votimi fillin në fund të mbrëmjes dhe zgjat deri nesër në orën 09:00, në përfundim të programit “Aldo Morning Show”.

“Nesër me 4 vetulla”, Jonida Maliqi nuk kursen batutat për paraqitjen skenike

Jonida Maliqi është një nga artistet që do të performojnë natën e dytë gjysëmfinale në “Kënga Magjike” në Tv Klan. E teksa ndjek me vëmendje konkurrentët e tjerë në skenën magjike, Jonida Maliqi nuk ka kursyer batutat lidhur me paraqitjen e saj skenike të mbrëmjes së nesërme.

Ardit Gjebrea: “Muzika është përgjigjia”. Jonida, a ka ndonjë moment në jetën tënde që nuk e ke marrë këtë përgjigje apo ke marrë përgjigjen e gabuar?

Jonida Maliqi: Kjo është përgjigja që më ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës. Muzika është përgjigja është lajtmotivi i jetës sime dhe i çdo artisti.

Ardit Gjebrea: Unë të falenderoj për një gjë, për vetullat sonte. U diskutuan aq shumë vetullat e tua të hequra sa nesër mbrëma do i bësh prapë ashtu, apo…?

Jonida Maliqi: Jo, nesër do të vendos katër (Qesh).

Ardit Gjebrea: (Qesh) Katër vetulla, ok faleminderit.

Njihuni me 22 artistët që performojnë në natën e parë gjysëmfinale të “Kënga Magjike”

Në bllokun qëndror të skenës së festivalit magjik ndodhen artistët pjesëmarrës, në të njëjtën kohë dhe anëtarë të jurisë me peshën më të madhe të pikëve.

 Sonte do të jenë 22 yje që do të performojnë në natën e parë të gjysëmfinales së edicionit të 24 të “Këngës Magjike”, me të cilët ju njohim më poshtë:

Martin Pano

Arsi Bako

Kanita

Elira Rreçi

Blerina Braka

Eldis Arrnjeti

Kamela Islamaj

Grupi Threex

Marinela

Rei Bezhani

Sareta Bega

Reinaldo Gaçi

Martina Serreqi

Artjola Topi

Luna Çausholli

Genti Deda

Iris Sula

Pirro Çako dhe Arilena Ara

Era Rusi

Dylan

Fifi

Rozana Radi dhe Sany

Ronela Hajati për “Kënga Magjike”: Pres natën e dytë të shënoj rekorde të reja

Artistët e natës së dytë gjysëmfinale të “Kënga Magjike” në Tv Klan janë gjithë sy e veshë si anëtarë jurie, por nesër, vëmendjen do e marrë kënga. Mirëpo nga “stoli i rehatisë” në skenën e festivalit magjik, ata nuk kanë kursyer komentet.

Ronela Hajati është shprehur e lumtur që do të këndojë natën e dytë të gjysëmfinales së “Këngës Magjike” teksa ka thënë se njëherë që e ka hapur natën e parë nuk i ka shkuar mirë. 

Matilda Mcini: Duke e ditur shortin, sipas teje, kur është më e fortë gara, sonte apo nesër mbrëma?

Ronela Hajati: Një falenderim special për atë që tërhoqi emrin tim për natën e dytë. Unë jam artiste që shumicën e rasteve , pjesëmarrjet e mia në festival kanë qenë në natën e parë dhe ka shumë emocione të mëdha. Ne sot heqim emocion për nesër dhe ishalla dal më mirë se herët e tjera që kam qenë natën e parë.

Ardit Gjebrea: Pse, ty gjithmonë mirë të kanë shkuar, pse ankohesh?

Ronela Hajati: Njëherë që e hapa natën e parë nuk më vajti mirë.

Ardit Gjebrea: Pse çfarë ndodhi?

Ronela Hajati: Nuk doli fare.

Ardit Gjebrea: Nuk doli as natën e fundit kënga?

Ronela Hajati: Po pres këtë natën e dytë të shënoj rekorde të reja.

Fantazi pa kufi, avatarët e artistëve dërgojnë kartolinat e “Këngës Magjike”

Kartolinat e prezantimit janë traditë e spektaklit “Kënga Magjike” në Tv Klan, por ky vit, siç premtoi producenti dhe drejtuesi i saj Ardit Gjebrea, risitë nuk mungojnë. Inteligjenca Artificiale (IA) e cila tashmë duket se ka pushtuar botën, solli realitetin virtual edhe në Pallatin e Koncerteve. Siç shpjegojnë Gjebrea  dhe bashkëprezantuesja Matilda Mcini, secili nga artistët do të prezantohet përmes avatarit të tij që eksploron një botë fantazie.

Matilda Mcini: Çfarë  është në modë këtë kohë?

Ardit Gjebrea: Inteligjenca Artificiale.

Matilda Mcini: Pak kohë më parë, Inteligjencën Artificiale mund të mbaroje punë me gjithçka kishe për të shkruar, ndërsa sot ti mjafton të kapërcesh me të çdo kufi e fantazi.

Ardit Gjebrea: Kjo është edhe tema në këtë edicion. Artistët kanë pranuar që avatari i tyre të përdoret nga Inteligjenca Artificiale dhe do të shohim para çdo kënge se në cilën fantazi apo në çfarë bote do të fluturojnë artistët tanë të kategorisë Big.

Dy avatarët e parë që shfaqen janë ai i Martin Panos dhe Arsi Bakos.

Krah Gjebreas në “Këngën Magjike 2024”, Matilda Mcini prezantohet nga i biri në skenë

“Kënga Magjike” çel siparin në edicionin e saj të 24-t në Tv Klan. Në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike 2024” janë të shumta surprizat e rezervuara. Një ndër ta ishte edhe prezantimi i bashkëprezantueses e cila ngjitet në skenën magjike pranë Ardit Gjebreas, Matilda Mcini.

Ishte djali i saj Luisi i cili me disa fjalë të ëmbla ftoi mamanë e tij në skenë.

Ardit Gjebrea: Çdokush e di se kush janë bashkëshoqërueset e mia në këtë edicion. Sot në natën e parë të “Kënga Magjike 2024” partnerja ime do të jetë e di çfraë po shoh një fytyrë të njohur, një bukurosh të vogël i cili hapi gojën dhe shqeu sytë ku në një të dielë gjatë Telebingos e morra në videocall dhe i thashë që mami yt do të prezantojë “Këngën Magjike 2024”. Është djali që e bën krenarë mamanë e vetë, por edhe mamaja e tij sonte do të na dhurojë emocione dhe që kjo të mbetet në memorien e të dyve nënë e bir, ju lutem asistentëve një mikrofon Luisit dhe le ta prezantojë ai mamanë e vet.

Luisi, djali i Matildës: Mirëmbrëma të gjithëve. Sot ndihem zhumë i emocionuar që ndodhem këtu dhe ju falenderoj për këtë mundësi që më keni dhënë.

Ardit Gjebrea: Patjetër, ti do të bëhesh prezantues kur të rritesh?

Luisi, djali i Matildës: Jo, se kam menduar ndonjëherë.

Ardit Gjebrea: Dëshiron ta prezantosh mamin?

Luisi, djali i Matildës: Po, sigurisht. Zonja dhe zotërinj më lejoni me emrin tim dhe miratimin e babait t’ju prezantoj njeriun më të bukur në botë. Mamanë që më bën mua të lumtur, babain edhe më shumë. Njeriun që çohet herët në mëngjes dhe fle vonë, shoqen time, motrën time, mamanë time të bukur, Matilda Mcini.

Matilda Mcini: Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjeta. Po më del zemra nga kraharori dhe më besoni të gjithë që emocionet janë armiku kryesor për këdo që ngjitet në këtë skenë. Nuk e di kush mund të më ndihmojë nga ju të ngaldalësoj pak ritmin e rrahjeve të zemrës. Sigurisht prania e Lusit dhe familjes time sonte janë komforti më i madh për mua. Energjia e mirë që publiku më sjell sonte më japin menjëherë këtë ndjesi. Faleminderit!

Nis me drithërimë e mister “Kënga Magjike”, 5 Marsela Çibukaj në skenë!

“Kënga Magjike” hapi siparin në edicionin e saj të  24-t në Tv Klan. Minutat e saj të para kanë nisur me drithërima dhe mister sepse Marsela Çibukaj ‘u shumëfishua’ krejt papritur në skenën e Pallatit të Koncerteve.

Ajo ka çelur festivalin me këngën që i solli fitoren në edicionin e 23-të, “I paftuar”, por këtë herë ‘ftoi’ edhe 5 ‘klone’ të vetes.

Kështu nis nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”.

“Çfarë emocioni! Më kishte marrë malli!”, shprehet Marsela pas përfundimit të performancës. producentit dhe drejtuesit Ardit Gjebrea tashmë ka hyrë  në skenë dhe e falenderon për kontributin e saj artistik, por Marsela s’qenka gati  të dorëzojë kupën.

Kënga Magjike 2024 (Nata e Parë Gjysmëfinale)

 #musicistheanswer #kengamagjike

4 Dhjetor 2024 – U mbajt në Pallatin e Koncerteve Nata e Parë Gjysmëfinale e Këngës Magjike 2024.

Në skenë u ngjitën 22 artistë, nga të cilët 21 këngëtarë do të votohen me SMS nga publiku deri të enjten në orën 09:00, në numrin 068 222 8 222.

Ky është edicioni i 24-t i Këngës Magjike.


/tvklan.al

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave