90+5′ – Mbyllet me rezultatin 4-1 ndeshja mes Francës dhe Norvegjisë.
90+3′ – ‘Zgjohet’ Franca. Doue realizon për francezët. Franca dominon ndjeshëm sfidën, teksa po shkon drejt fitores 4-1.
90′ – Rënie e ritmit të sfidës. Ekipet vetëm qarkullojnë topin më së shumti, me shumë pak raste për shënim
85′ – Topi qarkullon më së shumti në mesfushë. Ritmi ka rënë ndjeshëm. Të dyja ekipet duket se kanë pranuar rezultatin
80’ – Të dyja skuadrat sulmojnë here pas here njëra-tjetrën. Topi qarkullon në mesfushë. Kanë rënë ndjeshëm rastet e rrezikshme në portë kundërshtare
73′ – Bobb i Norvegjisë merr një pasim të shkëlqyer në zonën e Francës. Gjuan drejt portës, por portieri francez ishte vendosur mjaft mirë dhe pret topin
70′ – Në shkallët e stadiumit çdo gjë i ngjan një feste. Kërcejnë e këndojnë jo vetëm tifozët e Francës, pasi ekipi i tyre po fiton. Gjithashtu festojnë dhe tifozët norvegjezë, pavarësisht humbjes. Kjo, pasi Norvegjia tashmë e ka siguruar kalimin për më tej
65’- Franca në një sulm të shpejtë. E merr topin Mbappe, që luan mirë në mbrojtjen kundërshtare, gjuan, por topi pritet nga mbrojtësit e Norvegjisë
60’ – Franca këmbëngulëse për të shënuar një tjetër gol. Norvegjia e mbyllur në mbrojtje, teksa përgjigjet herë pas here me kundërsulme
56’ – Predhë e Mbappe. Francezi gjuan me tepër klas nga jashtë zonës së rreptësisë në portën norvegjeze, por topi përfundon jashtë portës
50′ – Theo Hernandez rrëzon një lojtar norvegjez në zonën e rreptësisë. Gjyqtari akordon penallti për Norvegjinë. Larsen gjuan, por pret portieri francez
46′ – Nis pjesa e dytë mes Francës dhe Norvegjisë. Udhëheqin francezët 3-1. Norvegjezët luajnë me ekipin e dytë








