
Nata finale, Rozana Radi & Sany fitojnë Kënga Magjike 2024
Raportim Live
Festivali në Pallatin e Koncerteve
“Po kaloj një periudhë të vështirë”, Rozana Radi dedikon kupën e fitores: Françesk Radi, për ty!
“Akoma”, kënga e Rozana Radit dhe Sany Dimitri është triumfuesja e “Këngës Magjike” në edicionin e 24-t të festivalit. Kampionia më jetëgjatë e tij, Marsela Çibukaj u dorëzoi kupën e fitores dy artistëve që bashkuan dy kultura e gjuhë në një këngë që mori votat e jurisë, artistëve e publikut.
Ndërsa hynë fitimtarë në skenë duke ngritur lart kupën, Rozana u shpreh se ndodhet në një periudhë të vështirë, por e gjen forcën për të fluturuar. Këtë kupë ajo ia dedikoi xhaxhait të saj të ndjerë, Françesk Radit.
Rozana Radi: Kjo është kupa juaj, e publikut të mrekullueshëm shqiptar, e muzikës që bashkon popuj, që nuk njeh kufij, që nuk njeh asgjë. Unë Ardit po kaloj një periudhë jo të mirë në jetën time me thënë të drejtën, por jam mësuar të fluturoj lart dhe të mos shikoj gjëra që më pengojnë, gjëra që më shqetësojnë, gjëra që më bëjnë të qaj kështu që do t’u thoja të gjithë vajzave dhe djemve të rinj, fluturoni sa më lart. Këtë kupë dua t’ia dedikoj një njeriu që dha shpirtin për muzikën, i cili sot duhet të ishte këtu me mua, ai nuk është më këtu. Françesk Radi, kjo është për ty, faleminderit për muzikën!
Sany Dimitri: Faleminderit shumë! Së pari, falenderoj të gjithë artistët që morën pjesë në këtë festival. Është një nder të jem këtu dhe një kënaqësi e nder i madh. Nuk di ç’të them tjetër.
Rozana Radi dhe Sany fitojnë “Këngën Magjike 2024”!
Rozana Radi dhe Sany janë fituesit e edicionit të 24-t të “Kënga Magjike 2024”! Kënga “Akoma“mori kupën e fitores së festivalit magjik me 1452 pikë.
Në vend të dytë ata u ndoqën nga Eneda Tarifa dhe Ronela Hajati.
Pikët e publikut ishin vendimtaret që përcaktuan fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë duke ndryshuar renditjen.
Juria dhe artistët votuan: Si renditen finalistët e “Kënga Magjike 2024”
Në natën finale të “Kënga Magjike 2024”, juria dhe artistët e kanë dhënë vlerësimin e tyre me pikë për këngëtarët finalistë. Por kjo nuk është renditja finale pasi fjalën e fundit do ta thotë publiku për fituesin e “Kënga Magjike”.
Më poshtë ju njohim me renditjen e “Top 10” nga vlerësimi i jurisë dhe artistëve:
1.Rozana Radi dhe Sany – 1256 pikë
2.Eneda Tarifa – 1230 pikë
3.Pirro Çako dhe Arilena Ara – 1200 pikë
4.Jonida Maliqi – 1064 pikë
5.Kamela Islamaj – 1011 pikë
6.Ronela Hajati – 957 pikë
7.Era Rusi – 806 pikë
8. Fifi – 709 pikë
9.Tiri Gjoci – 707 pikë
10.Aurel Thellimi – 634 pikë
Inteligjenca Artificiale “i vjedh” Ardit Gjebreas punën që di të bëjë më mirë…
Zgjidhni fituesin e “Kënga Magjike 2024”, hapet televotimi për artistët finalistë
Është hapur votimi për të zgjedhur fituesin e “Kënga Magjike 2024”. Publiku mund të votojë për artistin e tij të preferuar përmes kodit të tij përkatës. Më poshtë gjeni kodet e yjeve të festivalit magjik. Mos harroni, dërgoni si mesazh kodin e artistit në numrin: 068 222 8 222.
- Klinti Çollaku – KODI 01
- Kamela Islamaj – KODI 02
- Ronela Hajati – KODI 03
- Rozana Radi & Sany – KODI 04
- Lore – KODI 05
- Frank – KODI 06
- Sareta Bega – KODI 07
- Jet – KODI 08
- Xheisara – KODI 09
- Era Rusi – KODI 10
- Dylan – KODI 11
- Doa – KODI 12
- Stine – KODI 13
- Blerina Braka – KODI 14
- Lorenc Hasrama – KODI 15
- Eneda Tarifa – KODI 16
- Martin Pano – KODI 17
- Stiv – KODI 18
- Tiri Gjoci – KODI 19
- Arsi Bako – KODI 20
- Aurel Thellimi – KODI 21
- Jonida Maliqi – KODI 22
- Fifi – KODI 23
Ardit Gjebrea emocionon me fëmijët me aftësi ndryshe
Kujtimi i paçmueshëm, Xheisara zbulon shtatzëninë në “Këngën Magjike”! Mëson gjininë nga dritat e skenës!
Xheisara është një ndër këngëtaret e kategorisë “New Artist” që garon në “Këngën Magjike” me “Më e fortë”. Ajo ia ka dalë të mbërrijë deri në natën finale të festivalit magjik që transmetohet në Tv Klan.
Ndërsa hyn në skenën e Pallatit të Koncerteve, drejtuesi dhe producenti Ardit Gjebrea e ndal fillimisht për një bisedë. Fillimisht, ai i kërkon që të gjejë në sallë familjarët e saj dhe Xheisara dallon menjëherë nënën dhe tezet. Xheisara zbulon se nëna banon në Burrel, por i ka bërë një premtim se do të jetojë me të nëse ajo plotëson një dëshirë.
Një nga asistentët drejtohet te nëna e Xheisarës dhe i lë në dorë një dhuratë. Ajo e hap dhe dallohen një palë këpucë të vogla, të bardha.
Por nuk mbaroi me kaq. Skena e Pallatit të Koncerteve u ngjyros me rozë e të kaltër për të zbuluar gjininë. Lexo më shumë
Lore rrëmben çmimin “Best New Artist”
Ardit Gjebrea dhe Anxhela Peristeri kanë dhënë çmimin “Best New Artist” në Kënga Magjike 2024, çmim ky që u fitua nga Lore, si këngëtarja më e mirë e re.
Lore u ngjit në skenë e emocionuar për vlerësimin me këtë çmim.
“Është nder shumë i madh për mua të jem në këtë skenë. Ta ndaj këtë skenë me artistët me të cilët jam rritur dhe me artistë që janë kolegë të mi sot. Dua të bëj një falënderim special për trupën time, për ekipin tim. Unë shkëlqej sepse trupa ime shkëlqen, ndaj mund të them që falënderimet shkojnë për Alban Kondi, Fabian Basha, Genc Osmani, Eugen Herri, faleminderit shumë. Faleminderit Ardit, jurisë dhe gjithë publikut që më ka votuar”, u shpreh Lore.
“Për ne yjet ndizen lart” ishte kënga me të cilën Lore performoi në Kënga Magjike 2024.
Nëna dhe “Sony Music Entertainment” befasojnë Jett në “Kënga Magjike”
Artisti Jett është vlerësuar nga gjiganti “Sony Music Entertainment” në natën finale të “Kënga Magjike 2024”. Për t’ja dorëzuar çmimin, në skenë ka ardhur përfaqësuesi ekskluziv i kompanisë për Ballkanin Perëndimor, i cili është shprehur se Jett është i jashtëzakonshëm.
Ardit Gjebrea: Ka një tjetër mesazh për ty, do të ftoj në skenë skenë drejtorin e “Menards Records”, përfaqësues ekskluziv i “Sony Music Entertainment” për Ballkanin Perëndimor, Branko Konvjenoviç... Lexo më shumë
Sareta Bega merr çmim nga Warner Music
Shtëpia e mirënjohur ndërkombëtare diskografike, Warner Music, ndjek nga afër finalen e Këngës Magjike 2024 në Pallatin e Koncerteve.
Përfaqësuesi i tyre i dorëzoi një çmim këngëtares Sareta Bega, e cila tashmë do të jetë nën kujdesin e shtëpisë diskografike.
“Vendosëm të ta japim ty çmimin e shtëpisë diskografike Warner Music. Për talentin tënd të madh, në emër të Warner Mucis do të të japim mbështetjen tonë. Mirë se erdhët në Warner Music”, tha përfaqësuesi i shtëpisë diskografike ndërkombëtare.
Sareta Bega interpretoi këngës e saj e emocionuar nga çmimi i rëndësishëm.
Surpriza nga diskografia botërore për “New Artist” në “Kënga Magjike”
Në natën finale të “Kënga Magjike 2024”, producenti Ardit Gjebrea ka dhënë lajmin e mirë për artistët e rinj që konkurrojnë në festival.
Gjebrea ka thënë se në sallën e Pallatit të Koncerteve ndodhen 2 drejtorë të përgjithshëm të 2 brendeve ndërkombëtare, të cilët do të japin nga një çmim që lidhet me kompaninë e tyre duke ju ofruar artistëve të rinj një kontratë me fokus distrubucionin, promocionin dhe monetizimin e produkteve që do të projektojnë së bashku… Lexo më shumë
“Nga fytyra”/Ronela Hajati dhe Rozana Radi dallojnë artistët që duan çmimin e parë: Vijnë me badigardë
Bashkëprezantueset e “Këngës Magjike” e cila transmetohet në Tv Klan, janë zhvendosur në prapaskenën e Pallatit të Koncerteve për të zhvilluar një bashkëbisedim të shkurtër me artistët e parë “Big” që çelën mbrëmjen.
Klinti Çollaku, Kamela Islamaj, Ronela Hajati, Rozana Radi dhe Sany Dimitri rrëfejnë emocionet e para dhe njëzëri pranojnë se netët gjysmëfinale janë më emocionueset sepse është hera e parë në skenën e madhe.
Ndërsa për Ronelën dhe Rozanën, nuk është hera e parë që garojnë ndaj Selin Bollati ka një pyetje për të zbuluar një sekret tyrin profesional.
Selin Bollati: Si të dallojmë një artist që prezencën e tij në një festival e ka më të rëndësishme sesa synimin për çmimin e parë?
Ronela Hajati: Nga fytyra. Unë në gjithë pjesëmarrjet e mia nuk kam pasur asnjëherë synim fiks fitoren e çmimit të parë. Gjithmonë kam pasur synim që kënga të bëhet hit, ta pëlqejnë njerëzit, mendoj se vlen sa shumë çmime të para kështu që kam përshtypjen kam të njëjtën fytyrë si para shumë vitesh.
Selin Bollati: Po për ty Rozi?
Ronela Hajati: Po dallojnë ata që vijnë se ka raste vijnë me badigardë, nuk të flasin, vijnë me 5 vetë, vijnë me 40 vetë.
Finalja e një realizimi ëndrrash, Ardit Gjebrea: Emërues dashuria e gjurmë muzika
“Secili nga ne ka ëndrrat e veta që i merr kudo me vete, nga mendimet e fundit para se t’i dorëzohet gjumit e deri në dëshirat e para sapo gdhin dita e re. Ne gjithmonë shoqërohemi nga përpjekja për t’i realizuar nga ëndrrat tona dhe ashtu ndodh edhe me këtë sallë, e mistershme në boshllëkun e saj, e përfshirë nga vetmia dhe deri ditën që vjen dikush për të hequr tisin e trishtimit dhe ftohtësisë e pret ta veshë me vellon e bardhë të një nuseje që mezi pret të festojë dashurinë e saj. Mblidhemi së bashku, diskutojmë, si ta sjellim ndryshe këtë sallë, si të ruajmë klasin e viteve, si të krijojmë kushte maksimale për artistët për të marrë maksimumin e tyre në ndjesi, muzikë dhe interpretim? Po me cilët do të punojmë këtë edicion? Shohim variante të ndryshme skenografie, dëgjojmë këngët dhe fillojmë telefonat nëpër Shqipëri, Itali, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Greqi, Angli dhe fillon puna. Vijmë këtu, punohet hekuri, druri, vijnë qindra metra katrorë LED Wall, mijëra metra linearë shiriti LED-i dinamik, dhjetëra pajisje zëri, qindra aparatura të ndriçimit, të gjitha për ta bërë këtë sallë më të bukurën, më të shndritshmen. Emëruesi i përbashkët? Dashuria. Lëmë kujtime të reja, gjurmë për të cilat krenohemi një ditë. Dhe në fund, ajo që mbetet është muzika, ajo që na bashkon, përgjigjja e çdo fjalie, veprimi, ndjesie ndaj dhe në këtë edicion magjik, fillin përshkues e gjetëm aty dhe pa mëdyshje vendosëm, #musicistheanswer. Zonja dhe zotërinj, mirë se erdhët në natën finale të edicionit të 24-t të festivalit “Kënga Magjike!” -Lexo më shumë
ARDIT GJEBREA
Nata finale, Rozana Radi & Sany fitojnë Kënga Magjike 2024

Rozana Radi dhe Sany me këngën “Akoma” janë fitues të edicionit të 24 të festivalit Kënga Magjike që erdhi drejtpërdrejt në ekranin e Tv Klan.
Ata u shpallën fitues në një garë të fortë nga votat e vetë këngëtarëve, jurisë dhe publikut.
Eneda Tarifa me këngën “Më fort” u rendit e dyta ndërsa çmimi i tretë shkoi për Ronela Hajatin me këngën “Labirinth”.