Të gjitha episodet

SHBA i ndaloi eksportet, por Kina siguroi çipat më të fuqishëm të Nvidia-s! Si u anashkaluan kufizimet

Një universitet kinez me lidhje të ngushta me ushtrinë ka siguruar çipa të fuqishëm të inteligjencës artificiale nga kompania Nvidia, pavarësisht se ndodhet në listën e zezë të eksporteve amerikane. Blerja ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e kufizimeve të vendosura nga Uashingtoni për të penguar Kinën të ketë akses në teknologjinë më të avancuar amerikane. Sipas […]

Nga skandali i Nvidia-s te miliarderët amerikanë, si përdoren gratë për të joshur dhe spiunuar të pushtetshmit

Shërbimet sekrete amerikane kanë prej vitesh shqetësime për përdorimin e grave si mjete spiunazhi nga Kina dhe Rusia, për të krijuar lidhje personale dhe romantike me figura të rëndësishme të politikës, financës dhe teknologjisë në SHBA. Kjo metodë, e njohur si “honeypot”, synon të fitojë besimin e personave me akses në informacione të klasifikuara dhe, […]

Media izraelite: Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar një telefonatë jashtëzakonisht të tensionuar, të përqendruar te Irani, e cila nga zyrtarë izraelitë është përshkruar si “një shkëmbim i tmerrshëm tonesh”. Sipas zyrtarëve izraelitë, të cituar nga Ynet, gjatë bisedës Netanyahu ka këmbëngulur fuqishëm që Trump të rifillojë operacionet e rëndësishme ushtarake kundër Iranit, ndërsa disa figura, […]

Sulmet në supermarketet e Francës, Brukseli gati për reagim të përbashkët

10 nëntor 2026– Bashkimi Evropian paralajmëron një reagim të koordinuar ndaj sulmeve kibernetike që goditën sistemet e ftohjes në rreth 700 supermarkete në Francë. Komisioni Evropian deklaroi se është i përgatitur të ndërmarrë masa të shpejta dhe të përbashkëta, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj përgjegjësve. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni, deklaroi gjatë një […]

Buxheti për arsimin, Kumbaro: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar

Në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin po shqyrtohet buxheti dhe investimet e parashikuara për vitin 2027. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi se Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, ndërsa fondet e sektorit të arsimit në tërësi, arrijnë në 93,7 miliardë lekë. “Ministria e Arsimit […]

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

Konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike, COP31, ka nisur në Antalia të Turqisë, ku për dy javë përfaqësues dhe negociatorë nga më shumë se 190 vende do të diskutojnë për masat kundër ngrohjes globale. Megjithatë, samiti po zhvillohet mes mungesave të shumta të liderëve botërorë, veçanërisht atyre europianë, në një kohë kur lufta kundër ndryshimeve […]

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën dhe organizatat italiane, hetimet zbulojnë bashkëpunimin në trafikun e drogës dhe bizneset kriminale Organizatat mafioze në Itali po krijojnë gjithnjë e më shumë aleanca mes tyre, duke lënë mënjanë rivalitetet dhe ndarjet tradicionale për të rritur fitimet nga aktivitetet kriminale. Në këto bashkëpunime përfshihen edhe organizata shqiptare, të cilat, […]

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Alice Huang, e njohur gjithashtu si Huang Le, ndërtoi karrierën e saj në sektorin financiar në Kinë, përpara se të përfshihej në industrinë e teknologjisë dhe garën globale për prodhimin e çipave të inteligjencës artificiale. Biznesmenia kineze ka marrë vëmendjen e autoriteteve amerikane për shkak të lidhjeve të saj me Jensen Huang, drejtuesin e gjigantit […]

Pranoi tradhtinë ndaj bashkëshortes, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

09 nëntor 2026- Drejtori ekzekutiv i kompanisë Nvidia, Jensen Huang, ka pranuar se ka qenë “i pabesë” ndaj bashkëshortes së tij, Lori Huang, përmes një mesazhi drejtuar punonjësve të kompanisë. Rrëfimi i tij vjen në një moment kur miliarderi po përballet me polemika lidhur me një lidhje të pretenduar jashtëmartesore dhe me raportime për përfshirjen […]

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

09 nëntor 2026– Dy persona janë arrestuar të hënën nga Shërbimi Sekret Amerikan pranë Shtëpisë së Bardhë, pas dy incidenteve të ndara të regjistruara në zonën përreth kompleksit presidencial në Washington. Sipas autoriteteve, njëri prej personave përplasi automjetin në trotuarin që rrethon parkun Lafayette, ndërsa një tjetër kapërceu barrierën mbrojtëse në të njëjtën zonë. Në […]

Rrezik për përshkallëzim në rajon? Siria përgatitet të dërgojë trupa pranë kufirit me Jemenin

Siria po përgatitet t’i bashkohet një marrëveshjeje të përbashkët mbrojtjeje me Turqinë, Arabinë Saudite dhe Pakistanin, në një kohë kur Riadi kërkon mbështetje ushtarake përballë sulmeve të rebelëve Houthi nga Jemeni. Sipas Associated Press, vendimi për anëtarësimin ende nuk është shpallur zyrtarisht, ndërsa bisedimet për përfshirjen e Damaskut në aleancë vijojnë. Marrëveshja, e nënshkruar më […]

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Steve Bannon, mendon se pas humbjeve në zgjedhjet e fundit, administrata amerikane duhet të ndryshojë kursin, duke i dhënë fund luftës me Iranin dhe duke forcuar masat kundër emigracionit të paligjshëm. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, Bannon mbështeti gjithashtu mundësinë që Stephen Miller të […]

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Amerikanët po shfaqin gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj gjigantëve të teknologjisë dhe zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Kundërshtimet lidhen me konsumin e madh të energjisë elektrike dhe ujit nga qendrat e të dhënave, zgjerimin e sistemeve të mbikëqyrjes elektronike dhe pasurimin e jashtëzakonshëm të drejtuesve të kompanive të mëdha teknologjike. Në shënjestër të […]

“Çernobili i inteligjencës artificiale” mund të ndodhë brenda vitit 2027, paralajmërimi i fituesit të Nobelit

08 nëntor 2026- Një katastrofë e përmasave të mëdha, e shkaktuar nga keqpërdorimi i inteligjencës artificiale, mund të tronditë botën brenda fundit të vitit 2026 ose gjatë vitit 2027. Paralajmërimi vjen nga Geoffrey Hinton, fitues i Çmimit Nobel në Fizikë në vitin 2024 dhe një prej figurave themeluese të inteligjencës artificiale moderne, i cili frikësohet […]

Rrjeti i hakerave pro-rusë që po alarmon Europën, kush janë grupet që dyshohet se qëndrojnë pas sulmeve kibernetike

08 nëntor 2026- Përveç grupit të hakerave që ka marrë përsipër sulmet ndaj supermarketeve, përfshirë edhe ato në Itali, në muajt e fundit janë shfaqur edhe disa organizata të tjera pro-ruse, mes tyre “Male State”, “Z-Pentest”, “Everest” dhe grupe që dyshohet se kanë lidhje me shërbimet sekrete ruse. “Incidente si këto kanë goditur qindra vende […]

Dhuna në protestë| Katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë. Sipas Policisë, protestuesit kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e rendit, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash. Gjatë kontrolleve, uniformat blu sekuestruan lëndë narkotike kanabis, një send […]

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

Jensen Huang, themeluesi dhe drejtuesi i Nvidia-s, gjigantit amerikan që prodhon mikroçipat më të avancuar për inteligjencën artificiale, dyshohet se është bërë objekt i një operacioni spiunazhi të organizuar nga Kina. Në qendër të çështjes është Alice Huang, një sipërmarrëse kineze dhe drejtuese e një kompanie me seli në Singapor, e cila kishte krijuar marrëdhënie […]

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

Hakerët pro-rusë të grupit “Noname057(16)” kanë publikuar një listë me 18 persona që i konsiderojnë “qytetarë armiqësorë ndaj Federatës Ruse”, mes të cilëve zyrtarë të lartë italianë, drejtues të policisë, prokurorë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike. Në listë përfshihen edhe ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani, drejtori i Policisë Postare, Ivano Gabrielli, si […]

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka ofruar drejtuesit të organizatës së arteve marciale mikse UFC, Dana White, postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë. Oferta u bë publike nga vetë Trump përmes një postimi në rrjetet sociale të shtunën. Trump e përshkroi White si një “luftëtar të dhunshëm dhe një luftëtar të vërtetë”, duke përdorur […]

Skandal në botën e teknologjisë? SHBA dyshon për lidhjen e shefit të Nvidia-s me një “spiune” kineze

Qeveria amerikane dyshon se Jensen Huang, drejtori ekzekutiv i kompanisë Nvidia, ka pasur një marrëdhënie sentimentale me Alice Huang, e njohur edhe si Huang Le, një grua që inteligjenca amerikane dyshon se është rekrutuar nga Ministria kineze e Sigurisë së Shtetit. Lajmi është raportuar nga Financial Times, i cili konfirmon me burimet e veta informacionet […]

Zgjedhjet në Izrael/ Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Në një goditje politike për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, rivalit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, do t’i besohet formimi i qeverisë së re. Ish-shefi i ushtrisë dhe drejtuesi i partisë së qendrës Yashar ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve të parlamentit të ri, duke hedhur një hap drejt largimit të Netanyahut nga pushteti. Megjithatë, […]

Putin përdor armët e Kim Jong Un kundër Ukrainës, goditet infrastruktura energjetike

Rusia ka goditur gjatë natës infrastrukturën energjetike të Ukrainës me raketa balistike të prodhuara në Korenë e Veriut. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se në sulm janë përdorur raketa të tipit KN-23, ndërsa u bëri thirrje aleatëve të përshpejtojnë dërgesat e raketave interceptuese për mbrojtjen ajrore. “Vlerësimet teknike në vendet e goditura nga […]

Trump drejt marrëveshjes me Putinin për gjithë Evropën, Brukseli: Nuk vendosni pa ne!

Udhëheqësit evropianë kanë kundërshtuar mundësinë që SHBA dhe Rusia të negociojnë një marrëveshje të gjerë për sigurinë e kontinentit pa përfshirjen e vendeve evropiane. Reagimet erdhën pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Uashingtoni mund të jetë pranë një marrëveshjeje të madhe me Moskën, që do të përfshinte jo vetëm Ukrainën, […]

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

Demokratët në SHBA po përgatiten të ndërmarrin një sërë nismash ligjore për të vendosur rregulla më të forta mbi inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e qendrave të të dhënave, pasi të marrin kontrollin e Kongresit amerikan në janar. Sipas ligjvënësve, këshilltarëve të Kongresit dhe përfaqësuesve të organizatave që mbështesin këto nisma, synimi është të rritet mbrojtja […]

Ambasadori i ri izraelit nis misionin në Tiranë, Begaj: Të forcojmë partneritetin mes dy vendeve

06 nëntor 2026- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti ambasadorin e Izraelit, Jonathan Peled Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Gjatë ceremonisë, kreu i shteti i uroi ambasadorit izraelit suksese në misionin e tij diplomatik. Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë […]

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave