Dikur ishin të rezervuara për mbrëmjet në opera, sot ato vishen me xhinse, duke i shtuar kështu një prekje formaliteti edhe pamjeve më të thjeshta.
Këpucet e operës, të njohura kështu, që shoqëronin pamjet e mbremjes së meshkujve në shekullin e XIX, po tërheqin gjithnjë e më tepër vëmendjen e stilistëve këtë sezon, duke ua përshtatur në mënyrën sa më elegante për gratë e vajzat.
Këto versionet e reja nisin që nga linjat e sheshta, e deri tek ato me taka të ulëta, duke i qëndruar kështu sa më besnike stilit origjinal të këtyre këpuceve. Silueta e tyre përqafon këmbën, pjesa e sipërme vjen në gritje, e shpesh të kujtojnë një pantoflë elegante.
Me apo pa fjongo, ato kombinohen lehtësisht me xhinse, pantellona e prerje të drejtë, por dhe funde të gjata, duke i sjellë kështu gardërobës suaj të ditës diçka nga eleganca e një daljeje nate, por pa ju privuar nga rehatia e shumëkërkuar.











