Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të diktojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin shqiptar, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë prezente që në orët e paradites.

Në zonat veriore dhe qendrore shirat do të jenë në formë shtrëngate, herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet ndërprerje e përkohshme e tyre.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C, vlera më e ulët e shënuar në Pukë deri në 25°C do të regjistrohet vlera më e lartë përkatësisht në Fier dhe Sarandë.

Era do të fryjë e fortë; me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

/tvklan.al