Bursa bujqësore pritet të nisë funksionimin në Shqipëri në 6-mujorin e parë të vitit 2027. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur në një intervistë për Klan News se po punohet për ngritjen e këtij mekanizmi, i cili synon të garantojë më shumë transparencë në tregtimin e produkteve bujqësore dhe të mbrojë fermerët nga luhatjet e çmimeve.
Përmes bursës bujqësore, pikat e grumbullimit do të publikojnë çdo ditë sasitë dhe produktet që kërkojnë, duke u dhënë fermerëve informacion të qartë mbi kërkesën dhe çmimet e tregut. Sipas ministrit, sistemi do të funksionojë në mënyrë digjitale përmes Portalit të Fermerit, duke u mundësuar fermerëve akses në kohë reale në informacion dhe më shumë garanci për shitjen e prodhimeve të tyre.
Andis Salla: Bursa bujqësore, jemi duke punuar me bursën bujqësore, mendoj që është momenti i duhur që bursa bujqësore të vijë në Shqipëri, është për herë të parë në Shqipëri, në mënyrë që ne t’i sigurojmë fermerëve dhe pikat e grumbullimit, pasi lidhen së bashku me pikat e grumbullimit që çdo pikë grumbullimi do të afishojë çdo ditë në tabelën e tyre sipas këtij mekanizmi për të paraqitur sasinë që ata do të kërkojnë dhe çfarë produktesh duan që të marrin sot. Dhe kjo e lidh fermerin që të ketë edhe një instrument i cili garanton shteti dhe është transparent për çdo fermer, këtu kuptojmë se çfarë kemi në territor, çfarë kërkohet, çfarë çmimi duhet dhe se si ne do ta ndjekim në mekanizmin e tyre, pasi lidhet kjo me faktin që mekanizmi 10% dhe formalizimi i tregut të madh kërkon që bursa bujqësore të jetë transparente dhe mendojmë që sipas produkteve që kërkohet dhe atë çfarë fermeri kërkon garanci për çmimin, sepse gjithmonë ankohen për pikat e grumbullimit që kanë probleme apo lëvizin çmimet, nëse diku në Bashkimin Evropian apo kërkohet një lëvizje e çmimit gjithmonë ka një problematikë midis fermerit dhe pikës së grumbullimit. Bursa nuk e lejon këtë, pasi është e kontrolluar qoftë nga fermeri që kërkon llogari për atë çfarë do të shesë, por edhe ndaj shtetit që do të ketë një transparencë çdo ditë për çmimet që do të ketë edhe konsumatori, por edhe tregu që do të depozitohet në tregun shqiptar, por edhe atë në Bashkimin Evropian.
Erjon Dushi: A mendoni se do të jetë gati për vitin e ardhshëm?
Andis Salla: Po, jemi duke punuar. Në 6-mujorin e parë të vitit të ardhshëm do ta kemi gati me të gjithë instrumentet përkatës, do ta kemi në mënyrë digjitale ku do ta do ta afishojmë tek portali i fermerit që e kemi ngritur tashmë, një nga për nga instrumentet digjitalë që do të duhet që fermeri gjithmonë ta ketë në telefon apo të jetë online në çdo moment që do t’i duhet një informacion apo një garanci për mënyrën se si shteti është në kontroll të bursës bujqësore apo të produkteve që ai do të shesë në pikat e tyre të grumbullimit.
/tvklan.al










