Ullinjtë e huaj përfundojnë në thesin e komshinjve, hajdutët i vjelin live

Një qytetare i është drejtuar emisionit “Stop”, për të denoncuar një rast të vjedhjes së ullinjve në tokën që, sipas saj, i përket trashëgimisë së familjes dhe është toka e stërgjyshit të saj. Ajo pretendon se komshiu i ka hyrë në ullishte dhe ka mbledhur ullinjtë pa lejen e saj. Ngjarja është dokumentuar përmes kamerave, të cilat kanë filmuar momentin kur personi shfaqet duke vjelë ullinjtë. Pamjet flagrante bëhen prova e denoncimit, ndërsa qytetarja kërkon të marrë fund kjo situatë dhe të respektohet prona e familjes së saj. Banorët e lagjes Kushtrimi në Vlorë denoncojnë gjendjen skandaloze të rrugës “Shtjefni Gjevoci”, e cila prej 35 vitesh nuk njeh ndërhyrje dhe asnjë institucion nuk u ka dhënë zgjidhje. Sa herë bie shi, rruga mbulohet nga balta dhe uji, duke e bërë të pamundur kalimin. Situata bëhet veçanërisht problematike për fëmijët, të cilët nuk arrijnë të shkojnë në shkollë.

E pabesueshme në Tiranë, vëllai i mbyll portën e shtëpisë dhe i lëshon Pitbullin

Xhevahir Vrapi, një qytetar me banim në Selitë, denoncon në emisionin “Stop” të vëllanë, Eduard Vrapin, i cili prej 6 vitesh, nuk e lejon të hyjë në banesën e tij, duke i bllokuar portën kryesore të oborrit. Bëhet fjalë për një banesë dykatëshe në bashkëpronësi dhe një tjetër objekt brenda të njëjtit oborr, që është në pronësi të Xhevahirit dhe për të cilin ai disponon certifikatë pronësie. Edhe pse jeton prej 30 vitesh jashtë Shqipërisë, sa herë kthehet në vend, Xhevahiri detyrohet të qëndrojë te motra, pasi i vëllai nuk e lejon të hyjë dhe, sipas denoncimit, i lëshon edhe qenin Pitbull. Pas përballjes dhe ndërhyrjes së “Stop”, Eduard Vrapi pranon t’ia lërë portën hapur vëllait në çdo orë, që dëshiron dhe të mbajë qenin të lidhur. Kështu, ndërhyrja e “Stop” sjell zgjidhjen e konfliktit për hyrjen në banesë, ndërsa Xhevahir Vrapi falënderon emisionin për ndihmën.

Porosit online ilaç për stomakun, nuk do ta besoni, se çfarë i vjen qytetarit

Një qytetar nga Kuçova i është drejtuar emisionit “Stop”, për të denoncuar një mashtrim me produktet, që reklamohen dhe shiten në internet. Ai ka porositur online një produkt, që reklamohej si ilaç për stomakun, por ajo që i ka mbërritur në shtëpi ka rezultuar një lëng me ngjyrë, pa etiketim dhe pa asnjë informacion mbi përbërjen. Edhe paketimi ndryshon nga ai i paraqitur në reklamë. Nga pamjet filmike, produkti ngjan me ujë të përzier me ngjyrues dhe jo me ilaçin e premtuar.

/tvklan.al