Ka vijuar që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, 4 korrik, procesi i rinumërimit në Durrës.

Siç shihet edhe në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë rinumëruar 77 nga 290 kuti në total.

Deri më tani, Partisë Socialiste i kanë ikur dy vota, ndërsa koalicionit opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore, tre të tilla. Dy vota plus kanë shkuar për Nismën Shqipëria Bëhet.

Ky proces për këtë qark është i pjesshëm (ku përfshihen edhe ato të diasporës), ndërsa pritet verifikimi i të gjitha materialeve zgjedhore.

Ndryshe nga Fieri, ku ndryshimi i mandatit ndodhi brenda radhëve të PS-së, në Durrës ka pretendime nga kandidati demokrat Aulon Kalja, i cili humbi mandatin e deputetit për rreth 1 mijë vota ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj./tvklan.al