Ky është Toshisuke Kanazaua, 90 vjeç nga Japonia, që mori pjesë në një garë bodybuildingu të zhvilluar në Spanjë, në kategorinë e veteranëve mbi 50 vjeç.

Japonezi kërkon të vërtetojë se mosha është thjesht një numër në sport. Ai u stërvit së bashku me ekipin dhe bëri përgatitjet si të gjithë konkurrentët më të rinj, përpara se të dilte në skenë.

Performanca e Kanazauas tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, teksa ai zbuloi sekretin e jetëgjatësisë. Dieta tradicionale japoneze me orizin kaf dhe supën miso e kanë ndihmuar të mos ketë probleme shëndetësore për dekada të tëra.

“Nuk jam sëmurur kurrë edhe pse jam 90 vjeç. Dieta më ka ndihmuar. Dua të bëj gjëra që të tjerët nuk i kanë bërë. Ndoshta edhe për 3 vite do të vazhdoj me këtë sport”.

Edhe pse nuk arriti të renditej në vendet e para, 90-vjeçari ishte përsëri krenar për arritjen e tij. Ai shpreson të frymëzojë të tjerët që të qëndrojnë aktivë, të punojnë fort dhe të vazhdojnë të sfidojnë veten ndërsa plaken.

Tv Klan

/tvklan.al