NASA firmos një marrëveshje prej 10 mld dollarë për bazën e ardhshme në hënë. Projekti parashikon ndërtimin e një baze të qëndrueshme në polin jugor të satelitit tonë.

Janë 8 kompani amerikane të perfshira në këtë kontratë, ndër të cilat Blue Origin e Jeff Bezos apo Space x e Elon Musk.

Kjo kontratë është e vlefshme për 10 vjet dhe parashikon dorëzimin e sasive të pacaktuara ende, të ngarkesave të infrastukturës së nevojshme për vendqëndrimin në hënë.

Gjithashtu NASA ka bërë të ditur se po përparohet në zhvillimin e Promise, roveri me 5 rrota që ushqehet me energji nukleare, e që ka për qëllim të eksplorojë sipërfaqen dhe thellësitë hënore.

Lëshimi është parashikuar në 2028, ndërkohë që po realizohet mbi përbërës të testuar tashmë në roverat që gjenden në planetin Mars Curiosity dhe Perseverance.

Misionet do të vënë në provë edhe sistemet e komunikimit dhe navigimit gjatë udhëtimit nga Toka në hënë, por edhe përgjatë fluturimit përreth hënës, dhe do të dërgohen dronë për ekzaminimin e sipërfaqes para se të dërgohen atje astronautët.

Klan News

/tvklan.al