Për të parën herë, veprimi në distancë mes dy pjesëzave, që ndryshe quhet entanglement, është arritur të përftohet duke përdorur dritën diellore dhe jo lazer.
Ky rezultat është i rëndësishëm pasi në të ardhmen mund të thjeshtojë aplikimin e teknologjive kuantike në mjedise komplekse si hapësira.
Eksperimenti është kryer nga një grup pune në bashkëpunim mes grupit Cheng Li dhe Universitetit Kanadez të Otavës, dhe është publikuar në revistën shkencore Optica.
Entanglement është një fenomen i veçantë dhe unik dhe është themeli i pjesës më të madhe të teknologjive kuantike, në fushën e komunikimit dhe kompjuterat.
2 pjesëzat entangled, që janë të çiftuara bashkë, dhe ajo çka i ndodh njërës ka pasoja dhe vepron edhe mbi tjetrën në të njëjtën kohë, mbi të gjitha kur janë larg. Deri më sot, kjo është arritur të realizohet e vëzhgohet vetëm me lazer, dhe arritja me përdorimin e dritës është potencialisht diçka e re. Në eksperiment u tregua se mund të gjenerohen fotone, jo vetëm nga një burim artificial si lazeri, por nga një natyral.
Kjo arritje i hap rrugën aplikimeve në sektorin hapësinor, veçanërisht satelitët, ku hapësira dhe energjia janë burime të kufizuara, e mund të krijohen çelësa kriptografikë të pathyeshëm, duke shfrytëzuar dritën natyrale të diellit.
/tvklan.al







