11 janar 2026 – Moti i keq ka krijuar problematika në shumë akse kryesore në vend.
Edhe në Rrugën e Arbrit, Qafë Murriz, raportohet se prej afro 1 ore qarkullimi i automjeteve është paralizuar.
Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e tvklan.al, rruga ka ngrica, ndërsa dyshohet se ka ndodhur edhe një aksident në këtë aks nacional. Megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar në vijim…
Një ndër shkaqet kryesore të situatës janë automjetet e pajisura me goma verore, të cilat nuk kanë mundur të përballojnë kushtet e vështira atmosferike.
/tvklan.al







