Pas shkarkimit të Alberto Aquilianit, Sassuolo ka zyrtarizuar emërimin e Roberto D’Aversës si trajner të ri.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi emilian njoftoi se ish-tekniku i Torinos dhe Parmës ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027 dhe do të nisë menjëherë nga puna.
Detyra e teknikut të ri nuk do të jetë e lehtë. Ai pason Aquilanin i cili u shkarkua pas një ecurie negative, ku Sassuolo grumbulloi vetëm 1 pikë në 7 ndeshjet e fundit dhe ka pësuar 29 gola deri më tani këtë sezon.
Aktualisht, ekipi ndodhet në vendin e 17-të, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. Megjithatë, D’Aversa është një njohës i mirë i betejave për mbijetesë. Ai mori drejtimin e Torinos shkurtin e kaluar duke ndryshuar rrjedhën e sezonit dhe duke e shpëtuar skuadrën, si dhe mbahet mend për ngjitjen historike të Parmës nga Serie C në Serie A.
Debutimi i tij zyrtar në stolin e Sassuolos do të ndodhë pas ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve.
/tvklan.al





