Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e ankimimeve të Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet në qarqet Fier dhe Elbasan, sipas raportimit të gazetares së Klan News, Klesiana Omeri.
Ndërkaq, kërkesa e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës dhe ripërsëritje të tyre është rrëzuar nga Kolegji. Për sa i përket qarkut të Durrësit, procedura është pushuar.
Ky vendim i fundit i Kolegjit i hap rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të certifikuar rezultatin përfundimtar dhe shpërndarë mandatet për deputetët e zgjedhur në këto qarqe./tvklan.al









