Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës dhe ripërsëritjen e tyre.
Vendimi i Kolegjit për Tiranën i hap rrugë KQZ-së që të certifikojë përfundimisht rezultatin dhe të shpërndajë mandatet për deputetët e zgjedhur në këtë qark, ku PS mori 19 mandate, demokratët 13, Partia Mundësia 2, dhe nga një mandat Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe PSD.
Seanca për Durrësin u shty për në datë 24 korrik, ndërsa pritet caktimi i një date edhe për dy ankimimet e PD-së për rezultatin në qarqet e Fierit dhe Elbasanit.
Tv Klan
/tvklan.al









