Vincent Kompany duket se ka lënë pas momentet e vështira dhe është shfaqur sërish në qendrën stërvitore të Bayern Munich.

Trajneri belg kishte munguar për rreth dy javë, pasi pësoi kolaps gjatë një seance stërvitore.

Mëngjesin e së martës (10 nëntor), tekniku vizitoi ambientet e klubit bavarez për herë të parë pas atij episodi, duke rikthyer buzëqeshjen në kampin e kampionëve të Gjermanisë.

Megjithatë, rikthimi i tij në detyrë pritet të menaxhohet me kujdes. Mediat gjermane raportojnë se përfshirja e tij e plotë do të bëhet në mënyrë graduale.

Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe rikuperimi vijon pa probleme, Kompany pritet të ulet sërish në pankinën e Bayernit pas pushimit të kombëtareve, posaçërisht në përballjen kundër Kolnit, e vlefshme për javën e 10-të të Bundesligës.

/tvklan.al