Skena e Pallatit të Kulturës në Lezhë u kthye në një hapësirë ku fjalët ia lanë vendin muzikës.
Tingujt e pianos dhe flautit sollën për publikun një mbrëmje të veçantë.
Koncerti solli muzikë klasike ndërsa ishte përzgjedhur një repertor i pasur me vepra të ndryshme.
Për interpretuesit ky nuk ishte thjesht një koncert por një mundësi për të afruar të rinjtë me artin dhe muzikën.
Skena e pallatit të kulturës në qytetin e Lezhës është shfrytëzuar shpesh që të rinj të shfaqin talentin e tyre.
Klan News
/tvklan.al







