Një asteroid do “përshëndesë” Tokën nga afër ditën e Halloween.

Nuk përbën rrezik trupi qiellor 2025UK9, me një diametër rreth 7 m, i cili është përllogaritur të kalojë në orën 3:35 të së shtunës duke arritur distancën minimale prej rreth 315 mijë km, që është më afër se ajo që na ndan me Hënën prej 384 mijë km.

U zbulua nga vrojtimet në 28 tetor të 2025 nga grupi shkencëtarëve të Arizona University.

Nderkohë që 2 ditë më pas, në 2 nëntor do të kalojë një tjetër, me dimensione më të mëdha, e që do të jetë edhe i dukshëm.

Ka një diametër që parashikohet të jetë deri në 450m dhe do të kalojë në një distancë te përllogaritur rreth 600 mijë km dhe nuk përben rrezik, por vetëm një mundësi për të admiruar fenomene qiellore.

Klan News

/tvklan.al