Interi ka marrë një goditje të dyfishtë pas ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve.

Trajneri Cristian Chivu ka humbur brenda pak orësh dy sulmues, Ange-Yoan Bonny dhe Marcus Thuram, të cilët i shtohen mungesës së Lautaro Martinezit, i cili është ende i padisponueshëm.

Klubi zikaltër njoftoi zyrtarisht se Bonny ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë pas ekzaminimeve të kryera.

Sulmuesi pritet të mbetet jashtë fushave për të paktën tre javë, duke humbur sfidat ndaj Atalantës, Stuttgart dhe dy duelet me Genoan në kampionat dhe Kupën e Italisë. Rikthimi i tij mund të ndodhë në fillim të dhjetorit ndaj Frosinones ose Borussia Dortmund.

Ndërkohë, alarmi tjetër erdhi nga grumbullimi i kombëtares së Francës për Marcus Thuram, i cili shfaqi një tërheqje në kofshën e djathtë pas ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Comos.

Stafi mjekësor i “Gjelave”, në marrëveshje me lojtarin dhe Interin, ka vendosur ta lirojë sulmuesin nga detyrimet kombëtare.

Thuram po rikthehet në Milano për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të thelluara nga stafi mjekësor i zikaltërve, të cilat do të përcaktojnë saktësisht shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

/tvklan.al