Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion”, Tv Klan, u diskutua për çështjet e fundit të hetuara nga SPAK, mes tjerash për akuzat për korrupsion dhe krimit të organizuar.
Çështja e parë kishte të bënte me kallëzimet për “Albanian Files’ teksa kanë nisur hetimet. E dyta ishte një lajm, që lidhet me faktin që janë shtuar akuzat ndaj Vlora Hysenit. Problemi i tretë, lidhej me akuzat për inceneratorët. Mirel Mërtiri ka folur për një gazetar të huaj. E katërta ishte hetimi ndaj grupit të Çopjave. E pesta ishte një kërkesë, ku Plarent Ndreca kërkonte që ‘Burgjet’ të rishikojnë qëndrimin ndaj Veliajt.
Të ftuar ishin: Glidona Daci, Ildi Gërdupi, Merin Maçi, Eni Ferhati, Eugen Beci.
Në lidhje të drejtpërdrejtë: Elvi Fundo.
Çfarë po bën SPAK me Albanian Files?
Helidon Haliti me një libër ndryshe!
Në pjesën e tretë ishte një material shumë interesant. Helidon Haliti, një piktor i njohur ka publikuar romanin “Shirit Derri”, që është me ilustrime, teksa në libër ka piktura origjinale.
/tvklan.al



