TV Klan - Podcast

Copëza historie – Liban – Izrael , Anatomia e një konflikti , pjesa e gjashtë dhe e fundit

- Përditësuar 14:35, 23 Qershor 2026

Kur Hezbollahu e çon Libanin drejt… paqes me Izraelin

Pati 24 orë dyshimi dhe hezitimi. 24 orë gjatë të cilave e ardhmja e Hassan Nasrallah, Hezbollahut, Libanit dhe madje edhe boshtit iranian varej në fije të perit. Çfarë ndodhi? Kush dha urdhrin për t’u hedhur në boshllëk? Cili ishte objektivi?
Më shumë se dy vjet më vonë, misteri mbetet i pazgjidhur. Por në mëngjesin e 8 tetorit 2023, një ditë pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit, Hezbollahu lëshoi një seri raketash në Shebaa Farms. Një gjest simbolik që synonte të shënonte hapjen e “frontit të mbështetjes” së tij në Gaza, por që në vend të kësaj sinjalizoi fillimin e një zbritjeje të gjatë në ferr për partinë-milici.

Pavarësisht disa përleshjeve, kufiri kishte qenë relativisht i qetë që nga viti 2006. Hezbollahu pohoi se kjo ndodhi sepse kishte arritur të impononte një “ekuilibër terrori me Izraelin”.
Udhëheqësi i saj madje pretendoi se “për çdo ndërtesë të shkatërruar në Dahieh, ne jug te Bejrutit, një ndërtesë do të shkatërrohej në Tel Aviv”.
Partia nuk ngjante më me organizatën sekrete të krijuar nga Pasdaranët në fillim të viteve 1980. Kishte zgjeruar shtrirjen e saj brenda shtetit, fillimisht për ta paralizuar dhe më pas për ta dobësuar, kishte ndërhyrë në Siri, Irak dhe Jemen, dhe tani e konsideronte veten një anëtare të plotë të bashkësisë ndërkombëtare.

Të gjitha episodet

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave