TV Klan - Podcast

Copëza Historie – Liban- Izrael: Anatomia e një konflikti , Pjesa e tretë

- Përditësuar 11:48, 8 Qershor 2026

Ka kaluar një vit që kur Izraeli theu në mënyrë të njëanshme armëpushimin e vitit 1949 pas Luftës Gjashte ditorë.

Në verën e vitit 1968, një gazetar i New York Times rrëfeu udhëtimin e tij përgjatë vijës së padukshme, “pa tela me gjemba” ose “mure”, që ndante dy territoret, duke u ndeshur me roje kufitare që shkëmbenin disa fjalë në frëngjisht dhe madje edhe gazeta me njëri tjetrin.

“Izraelitët janë të bindur se libanezët nuk kanë ankesa serioze për Izraelin dhe se ata refuzojnë të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje vetëm nga frika e një reagimi armiqësor nga kombet e tjera arabe”, shkroi gazeta.

Dekadat që pasuan do ta minonin disi këtë vlerësim: për Libanin, si për të tjerët në rajon, viti 1967 shënoi një pikë kthese.

Qëndrimi libanez në atë kohë ishte mjaft unanim. Në qershor të vitit 1968, Ministri i Jashtëm libanez Fuad Butros shpjegoi për gazetën Le Monde se refuzimi i Bejrutit për t’u angazhuar në negociata buronte kryesisht nga një “mungesë besimi në marrëveshjet e lidhura drejtpërdrejt me Izraelin”, pasi ato ishin shkelur. “Për më tepër,” argumentoi ai, “lufta e qershorit 1967 i traumatizoi arabët në një masë të tillë sa opinioni ynë publik nuk do ta kuptonte nëse do të pranonim të ulemi në të njëjtën tryezë me agresorët”.

Të gjitha episodet

Cilësimet

Modaliteti i dritës
Madhësia e shkronjave
16px
Aksesueshmëria
Hapësira mes rreshtave