Ishin shtatë prej tyre: Sobhi, Charbel, Hussein, Adel, Ahmad, Fares dhe Hassan. Shtatë ushtarë libanezë u vranë nga plumbat izraelitë në një pritë në mes të natës pranë fshatit Aita el-Shaab. Data ishte 25 maj 1975 dhe lufta civile ishte ende në fazat e saj të hershme.
Ishte përplasja më e dhunshme midis Libanit dhe Izraelit në tre vjet. “Një aksident”, gjoja një “operacion rutinë” kundër luftëtarëve palestinezë, që “nuk ishte drejtuar në asnjë mënyrë kundër ushtrisë libaneze”, pohoi shteti izraelit të nesërmen.
Kur u pyet në atë kohë nga New York Times se pse Izraeli po vazhdonte bastisjet e tij – si tokësore ashtu edhe ajrore – përtej kufirit, ndërsa libanezët vetë po luftonin kundër guerilëve, një zëdhënës i ushtrisë izraelite u përgjigj se “mosmarrëveshjet e brendshme arabe nuk i kishin penguar kurrë terroristët të sulmonin Izraelin”.
Mesazhi është i qartë. Tel Avivi synonte të ishte një lojtar i plotë në betejën midis Frontit Libanez, një koalicion kryesisht maronit, dhe të ashtuquajturit kamp “palestinez-progresiv”, i përbërë kryesisht nga luftëtarë nga Organizata për Çlirimin e Palestinës.

Copëza Historie – Golani, kjo fushëbetejë e madhe

Copëza historie – Si erdhi Hitleri në pushtet

Copëza historie – A ishin gladiatorët vërtet simbolet seksuale të Romës së lashtë si në filmat e Hollivudit?

Historia e vërtetë se si një valë e të nxehtit i çoi Shtetet e Bashkuara të legalizojnë pantallonat e shkurtra

Copëza historie – Si lindi bursa në një han flamand

Copëza historie – Liban – Izrael , Anatomia e një konflikti , pjesa e gjashtë dhe e fundit

Copëza Historie – Liban – Izrael, Anatomia e një konflikti , Pjesa e pestë . Të gjitha rrugët kalojnë nëpër Damask dhe Teheran

Copëza Historie – Liban- Izrael: Anatomia e një konflikti , Pjesa e tretë

Liban-Izrael: Anatomia e një Konflikti, Pjesa e dytë

