11 Nëntor 2026 – Një incident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në një furrë buke në fshatin Qënas, në Fier, ku dy punonjës janë asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ku dyshohet se gazi ka rrjedhur nga rubineti i bombulës së gazit. Si pasojë, janë asfiksuar dy punonjësit e furrës, A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç.
Të dy janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij incidenti.
/tvklan.al






