11 nëntor 2026 – Policia e Tiranës ka gjobitur me pesë milje lekë 37 qytetarë, të cilët bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj tyre janë plotësuar 37 procesverbale për kundërvajtje administrative, pasi nuk kanë liruar rrugën, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit.

Prej disa ditësh, Polica vazhdon të zbatojnë aktin normativ, i cili parashikon penalitete për të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla.


Njoftimi i policisë:

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.

/tvklan.al