Emisioni “Rudina” trajtoi këtë të hënë, më 26 tetor, ngjarjen e rëndësishme të rajonit, rrëzimin e pushtetit 14-vjeçar të Vuçiç. Gazetarja e Klan News, Enita Mema foli mbi zhvillimet politike në Serbi dhe rezultatin e koalicionit shqiptar në zgjedhje. Ajo dha një panoramë mbi luftën kundër korrupsionit, përfaqësimin e shqiptarëve dhe qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës.

Pjesa e dytë u fokusua te fatkeqësia e ndodhur të dielën në mbrëmje në Pejë, ku një grua dyshsohet se është vrarë me sëpatë në mënyrë macabre nga ish kunati i saj. Vetëm tri ditë më parë ajo kishte dorëzuar një letër në adresë të kryeprokurores së Pejës përmes së cilës ajo kishte kërkuar ndihmë dhe ndërhyrje për rastin e saj.
Të ftuara në lidhje direkte: Suela Koçibellinj, Edita Doli

Pjesa e tretë i’u dedikua horoskopit, ku astrologia Meri Shehu bëri parashimin për të gjitha shenjat duke i vlerësuar me yje.

Zgjedhjet në Serbi/ Lëvizja e mbështetur nga studentët fiton, Vuçiç pranon humbjen

Luftoi të mos ndahej nga i biri, por u vra/ Arlinda paralajmëroi tragjedinë 3 ditë më parë

Horoskopi/ Meri Shehu bën parashikimin për secilën shenjë

/tvklan.al