Emisioni “Rudina” trajtoi këtë të mërkurë, më 28 tetor, në pjesën e parë të tij paketën e re fiskale, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, e cila parashikon një sërë ndërhyrjesh që prekin drejtpërdrejt konsumatorët dhe sipërmarrjen. Nga çmimet e produkteve ushqimore te taksimi i pagave dhe fitimeve, paketa e re fiskale pritet të sjellë ndryshime që prekin drejtpërdrejt ekonominë e qytetarëve.
Të ftuar: Romina Radonshiqi, Ergis Sefa

Pjesa e dytë kishte në fokus artistin Klejvis Saliaj i cili rikthehet pas 15 vitesh në festivalin “Kënga Magjike”. Në intervistë ai foli për karrierën e tij dhe për këngën e tij më të re “Më jeto”.

Në pjesën e tretë të emisionit ishte e ftuar mjekja obstetër-gjinekologe Eda Bylykbashi, e cila informaoi mbi terapinë hormonale dhe rolin e saj gjatë menopauzës.

Paketa e re fiskale/ Si do të ndikojë në ekonominë e qytetarëve dhe bizneseve?

Rikthehet pas 15 vitesh në “Kënga Magjike”/ Klejvis Saliaj sjell baladën “Më jeto”

85 vjeç dhe plot energji, Martha Stewart zbulon rolin e estrogjenit në jetën e saj

/tvklan.al