A po veshim plastikë? Rreziqet e rrobave sintetike për shëndetin tonë

Emisioni “Rudina” nisi këtë të enjte, më 29 tetor, me një temë mjaft interesante e cila lidhej me sa “të shëndetshme” janë rrobat të cilat veshim çdo ditë bazuar në materialin që ato janë prodhuar. Poliesteri, najloni dhe elastani janë bërë pjesë e përditshme e garderobës sonë. A po na sëmurin rrobat sintetike pa e ditur?
Të ftuar: Anila Konomi, Nurimeda Kamberi, Qamil Dika

Harry Kane fiton “Topin e Artë”/ Suksesi dhe jeta jashtë fushës

Pjesa e dytë e emisionit lidhet me një nga ngjarjet e rëndësishme sportive të kohëve të fundit, atë të shpalljes së Harry Kane si fitues i Topit të Artë. Për të komentuar këtë fitore të tij ishte e ftuar gazetarja sportive Enkeleida Zeko.

“Gripi i syrit”/ Shtohen rastet në vjeshtë, simptomat që nuk duhen neglizhuar

Pjesa e tretë u fokusua në shëndet, e pikërisht në një nga infeksionet që po qarkullojnë kohët e fundit, të njohur si “Gripi i syve”. E ftuar ishte mjekja okuliste Matina Çobo.

/tvklan.al