Nuk është vetëm zëri që e ka bërë të dashur për publikun, por edhe mënyra e drejtpërdrejtë me të cilën flet për veten.
E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan këngëtarja e njohur Fatmira Breçani, apo siç e quajnë me dashuri, “Dada” dëshmoi edhe një herë tjetër arsyen pse shqiptarët e duan pa dallim krahine, sinqeritetin e saj të rrallë.
Pa dorashka dhe pa komplekse, artistja iu përgjigj hapur pyetjeve të kureshtarëve të vegjël për ndërhyrjet estetike, duke pranuar pa u stepur se ka bërë vetëm dy herë botox në ballë para disa vitesh.
Fatmira Breçani: Unë lëkurën dhe fytyrën e kam natyrale, vetëm kur rregullohen që dal para jush dhe para publikut. Asnjë lloj trajtimi nuk i bëj. Mirë do të ishte që të bëja, çdo gjë që bën për trajtimin e fytyrës, turpit dhe gjithçka është shumë e mirë dhe është shumë kulturë. Unë nuk kam bërë.
Alketa Vejsiu: Fatmira të gjitha gocat e reja bëjnë botox, bëjnë trajtime, mbushje, fillers, a shkon në klinika estetike?
Fatmira Breçani: Unë, se duhet të jemi të drejtë para kamerave, botox kam bërë vetëm dy herë në jetën time, para shumë vitesh në ballë. Ballin e lëmoi, kurse te pjesa e buzëve nuk më bëri gjë.
Alketa Vejsiu: A të pëlqeu vetja?
Fatmira Breçani: Jo sepse nuk më ndryshoi tek pjesa afër buzëve, po të ndryshoja edhe atje, mirë do të ishte dhe do e bëja përsëri. Mirëpo balli shkëlqente, kurse këtu ishin rrudhat e mia, që i kam bio, mirëpo nuk kanë bërë dhe nuk e di nëse do të bëj ndonjëherë apo jo./tvklan.al


