Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të martë, më 10 nëntor 2026, nafta dhe benzina do të shiten me çmime më të ulëta në pikat e karburantit.

Konkretisht, çmimi i naftës do të jetë jo më shumë se 208 lekë për litër, nga 196 lekë për litër që do të jetë çmimi maksimal i shitjes me shumicë.

Ndërsa benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 167 lekësh për litër në pakicë dhe 155 lekësh për litër në shitjen me shumicë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, në orën 13:45, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të shqyrtohen sërish ndryshimet në tregun e karburanteve.

Vendimi vjen në kuadër të masave të marra nga qeveria për të monitoruar dhe kufizuar përkohësisht çmimet e naftës dhe nënprodukteve të saj, në kushtet e situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve.

/tvklan.al