Rasti i transmetuar këtë të hënë, më 9 nëntor, në emisionin “Stop” lidhet me banorët e një pallati në Yzberisht, të cilët kanë denoncuar një zdrukthtari, që ushtron aktivitetin në garazhin e pallatit.

Ata ankohen për zhurmat dhe ndotjen e shkaktuar nga puna e subjektit, i cili, sipas tyre, operon pa orar dhe u ka kthyer jetesën në pallat në shqetësim të vazhdueshëm. Banorët thonë, se edhe depozitat e ujit po ndoten dhe ashensorin nuk e përdorin dot nga pluhuri.

Ata tregojnë se janë ankuar pranë bashkisë, Policisë Bashkiake dhe IKMT-së, por asnjë ndërhyrje nuk ka sjellë zgjidhje.

Pas verifikimeve, “Stop” konstaton, se zdrukthtaria, në pronësi të Hysen Myftarajt, nuk disponon leje për ushtrimin e aktivitetit.

I pyetur nga emisioni “Stop”, Myftaraj premton, se do të pajiset me leje, ose do të largohet nga pallati në muajin dhjetor.

/tvklan.al