Regjisori i njohur kanadez Denis Villeneuve u nderua së bashku me artisten bashkëkohore Vija Celmins në edicionin e 15-të të Galasë Vjetore Art+Film në Muzeun e Artit të Los Anxhelosit .
Villeneuve pritet të publikojë filmin Dune: Part Three, në dhjetor dhe është gjithashtu i angazhuar për të drejtuar filmin e ardhshëm të James Bond për studion Amazon MGM Studios.
“Imazhet më kanë folur gjithmonë të parat. Kontakti im i parë me gjuhën angleze si djalë nga Kebek ishte përmes kinemasë. Nuk i kuptoja fjalët, ndaj shikoja imazhet dhe imagjinoja se çfarë po thoshin personazhet. Kështu e zbulova fuqinë e imazheve”, tha regjisori Denis Villeneuve.
Përkrah Denis Villeneuve, muzeu nderoi edhe artisten e njohur Vija Celmins për kontributin e saj në artin bashkëkohor.
Aktorja Nicole Kidman udhëtoi posaçërisht nga Australia për të prezantuar Villeneuve në skenë, duke vlerësuar aftësinë e tij për ti paraqitur fansave në botë gjëra të reja përmes filmave si Arrival, Blade Runner 2049 dhe trilogjisë Dune.
Galaja e këtij viti mblodhi mbi 600 personalitete nga bota e kinemasë, artit dhe modës, duke arritur një shifër rekord prej afro 7 milionë dollarësh për mbështetjen e programeve kinematografike të muzeut.
Klan News
/tvklan.al







