VIP-at rikthehen… për transformime që do t’ju lënë pa fjalë! Kërkesa ekstreme, konsulta profesionale dhe ndërhyrje që ndryshojnë gjithçka. Jo një, por disa nga kirurgët më të njohur përballë sfidave reale.
Si do të duken VIP-at pas ndërhyrjeve?
Sekrete, emocione dhe surpriza në çdo episod të Doktor Plastik VIP, një program reality nga Elda Laze, në Televizionin Klan.
Ka startuar me një transformim të jashtëzakonshëm episodi i parë i Doktor Plastik VIP në Televizionin Klan. Një ndryshim në fytyrën e aktores Julia Ilirjanit falë disa ndërhyrjeve të realizuara nga Dr. Rezarta Kapaj në Doktor Plastik. Ky reality show i ideuar dhe prezantuar nga autorja Elda Laze, do të sjellë përgjatë 12 javëve në Televizionin Klan, çdo të shtunë në orën 23.20, disa personazhe publikë shqiptarë, të cilët do ti nënshtrohen disa ndërhyrjeve kirurgjikale për përmirësimin e pamjes estetike. Në promon e shfaqur në Televizionin Klan, emrat e personazheve janë fort të njohur dhe mes tyre ishte dhe aktorja Julia Ilirjani e cila rrëfeu historinë e saj në Doktor Plastik. Me një peshë të madhe jo vetëm trupore por dukshëm edhe në fytyrë, fillimisht aktorja u paraqit vetëm për të hequr pjesën e gushës, por Dr Rezarta Kapaj bëri atë që pak kirurgë e bëjnë. Brena së njëjtës ditë, veç heqjes së gushës bëri tërheqje të lëkurës së fytyrës, qafës, lifting temporal, heqje të lëkurës së tepërt të syve siç njihet blefaro plastikë superiore dhe inferiore. Dhe rezultati është njësoj sikur Julias ti ishte vendosur një fytyrë e re. Kjo është një nga ndërhyrjet më të kërkuara të momentit edhe në botë. Veçanërisht, kur Kriss Jenner deklaroi hapur që pas pamjes së saj të re në moshën 70 vjeçare, fshihej pikërisht dora e një kirurgu të njohur plastik që I kishte bërë deep plane face lift, e njëjta ndërhyrje e kryer edhe nga Dr. Rezarta Kapaj në Doktor Plastik për aktoren Julia Ilirjani. Emisioni do të shfaqet çdo të shtunë dhe sipas promos të transmetuar në televizionin Klan premton jo vetëm personazhe publikë të njohur por edhe kirurgë gjithashtu shumë të njohur. Autorja e emisionit Elda Laze, e cila këtë sezon ka marrë përsipër edhe moderimin tha për televizionin Klan: “Risia qe hasa këtë sezon ishte pjesëmarrja në masë e meshkujve VIP. Si asnjëherë më parë, e kisha kaq të vështirë përzgjedhjen sepse prurjet ishin vetëm meshkuj. Duke krahasuar kohën kur ky reality shoë ka filluar në televizionin Klan 8 vjet më parë, tregon një zhvillim jo vetëm të kirugjisë por edhe të mentalitetit. Tashmë të gjithë duan të jenë të bukur dhe nuk e kanë turp ta fshehin që mund ta bëjnë nëpërmjet kirugjisë plastike”-përfundon ajo.
/tvklan.al






