Një surprizë e bukur për fansat e aktorit Silvio Goskova. Ai është bërë pjesë e reality show-t “Doktor Plastik”, nën moderimin dhe autorësinë e Elda Laze. Aty ka vendosur të kryejë mbjelljen e flokëve duke përdorur metodën moderne DHI (Direct Hair Implantation) në klinikën Hemera.
“Doktor Plastik” ka fituar një viralitet të jashtëzakonshëm për transparencën me të cilën VIP-at kanë ndarë eksperiencat e tyre me kirurgjinë plastike me publikun. Gjatë episodit me Silvion, shikuesit kanë pasur mundësinë të ndjekin nga afër gjithë procesin, nga konsultimi fillestar me stafin mjekësor të klinikës Hemera deri te rezultati final. Dhe rezultati? Thjesht mbresëlënës! Flokët duken tepër natyralë, të dendur dhe plot jetë, duke i dhënë aktorit një pamje të freskët dhe të rinovuar. Ndërhyrja është realizuar me kujdes maksimal, duke ruajtur linjën natyrale të flokëve dhe tiparet karakteristike të tij.
Me këtë hap, Silvio Goskova jo vetëm që ka përmirësuar imazhin e tij, por ka kontribuar edhe në rritjen e ndërgjegjësimit për teknikat moderne të mbjelljes së flokëve, duke treguar se rezultatet mund të jenë të suksesshme dhe shumë estetike.
Mbjellje e flokut me DHI: Ja përse është teknologjia më e avancuar në mbjelljen e flokëve
Dua flokë dhe i dua vetëm te Doktor Plastik
/tvklan.al









