Influenceri i njohur shqiptar, Eni Bitri, ka vendosur të ndajë me publikun një nga vendimet më të rëndësishme për shëndetin dhe pamjen e tij. Ai është bërë pjesë e “Doktor Plastik VIP”, një reality show i fokusuar në kirurgjinë plastike, ku ka realizuar një ndërhyrje rinoplastike. Arsyeja kryesore nuk ishte vetëm estetike, por edhe funksionale. Eni kishte kohë që vuante nga probleme me frymëmarrjen, të cilat ndikonin në cilësinë e jetës së tij të përditshme. Ndërhyrja u realizua nga Dr. Kostandin Balloma, i cili u përqendrua në një qasje të kombinuar: korrigjimin e problematikave të brendshme të hundës dhe ruajtjen e tipareve natyrale të fytyrës. Rezultati pas operacionit është vlerësuar si tepër natyral, duke respektuar harmoninë e fytyrës së tij, ndërsa përmirësimi në frymëmarrje është i menjëhershëm. Vetë influenceri është shprehur shumë i kënaqur, duke theksuar se ndihet më mirë si nga ana shëndetësore, ashtu edhe nga ajo estetike. Ky rast po konsiderohet si një shembull i rëndësishëm se si ndërhyrjet estetike mund të kenë edhe një ndikim pozitiv në shëndet, kur realizohen nga profesionistë të kualifikuar.
Eni Bitri ndan vendimin e rëndësishëm për shëndetin dhe pamjen e tij në Doktor Plastik Vip
Pamjet e Eni Bitrit 30 min pas operacionit deri në heqjen e allçisë
/tvklan.al









