#Lajme, #EdicioniInformativ, ora 19:30, Data 26 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Rama, letër Blinken: Shqiperia synon samitin e NATO në 2027. Te angazhuar për stabilitetin rajonal

Kryeministri Edi Rama propozon mbajtjen e një samiti të posaçëm të NATO-s ne Shqipëri në 2027-ën, kushtuar vetëm Ballkanit Perëndimor. Në një letrën dërguar sekretarit Blinken, Rama  thotë ky do ishte mesazh të fortë për të gjithw rajonin.

Marrëveshje me Berzh për financimin e Vore – Hani i Hotit. Balluku: Hap rrugë për investimeve rajonale

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojw rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit përmes një kredie në vlerën e rreth 98 milionë eurove. Belinda Balluku thotë se ky projekt do të nxisë të tjera investime rajonale.

Vrasja e Pëllumb Metës, tre fëmijët ndryshojnë dëshminë në gjykatë. 19- vjeçarja: Qëllova unë.

Tre femijet e familjes Meta, te akuzuar per vrasjen e babait te tyre, dy jave me pare ne Shenavlas te Durresit, ndryshuan deshmine ne gjykate. Vajza merr persiper krimin, ndersa gjykata vendosi t’i lere te tre ne burg.

Patenta pa meritë? 87 % e drejtuesve me probleme ngelin në provimet e ritestimit.

Vetëm 13 perqind e drejtuesve të makinave që kanë humbur të gjitha pikët e patentës arrijnë ta rimarin lejen e drejtimit në ritestim. Shumica e tyre shfaqin mangësi të theksuara në njohjen e rregullave elementare të qarkulllimit.

Kontraceptivët, rritet përdorimi nga vajzat e reja. Mjekët: Marrja pa kriter ka rreziqe të shumta.

Mjeket japin alarmin per nje trend te rritje te perdorimit te kontraceptiveve nga vajzat e reja. Specialistet thone se marrja pa kriter e ketyre pilulave ka pasoja te renda dhe paraqet rreziqe te shumta per shtatzanite ne te ardhmen.

Protesta të dhunshme të fermerëve në Bruksel. Në rrugë e sheshe kundër kostove të larta në bujqësi.

Brukseli u përfshi sot nga protestat e dhunshme të fermerëve, të cilët kane dale ne rruge e sheshe kundër rregullave që kanë rritur kostot e prodhimit. Ata kundërshojnë edhe lehtësirat për prodhimet nga Ukraina.

/tvklan.al