Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 9 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Rëndohen akuzat për Vlora Hysenin. Nën hetim edhe për pastrim parash e korrupsion
SPAK ka zgjeruar hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, duke i shtuar akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Në fokus janë disa transferta financiare, të zbuluara gjatë kontrolleve në zyrën e biznesmenit Ergys Agasi.
Bllokohet reforma zgjedhore. PD: Të ndryshojë sistemi. PS: Kuvend me 101 deputetë
Bllokohet sërish puna në Komisionin e Reformës Zgjedhore. PS kërkoi të ulet numri i deputetëve në 101, por opozita vuri veton për vijimin e diskutimeve, pasi më parë kërkoi ndryshim të sistemit zgjedhor dhe lista të hapura për këshilltarët bashkiakë.
Rama në Paris me ftesë të Macron. Do të marrë pjesë në “Forumin e Paqes”
Kryeministri Rama udhëton drejt Parisit, me ftesë të presidentit Macron, pasi nesër do të marrë pjesë në edicionin e nëntë të Forumit të Paqes së bashku me liderë të tjerë botërorë. Edicioni i këtij viti i këtij forumi u është kushtuar veçanërisht fëmijëve.
Berisha: “Albanian Files” vërteton korrupsionin e Ramës. Agjencitë e huaja të nisin hetimet
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, thotë se SPAK ka nisur hetimet për “Albanian Files” të denoncuar nga opozita. Ai thotë se kjo dosje fakton korrupsionin e kryeministrit Rama, ndaj kërkon edhe nga agjencitë ndërkombëtare që të nisin edhe ato hetimet.
SPAK kërkon 158 vite burg për Shullazin dhe 6 të tjerë. Akuzohen për vrasjen e Lamës dhe Saliut
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 158 vite burg për Emiliano Shullazin dhe 6 të pandehur të tjerë. Ata akuzohen se në vitin 2005 organizuan dhe kryen vrasjen e Vajdin Lamës në kryeqytet dhe Klodian Saliut në autostradën Tiranë-Durrës.
Franca: Irani hakeroi sistemin e frigoriferëve. Rusia, MAGA dhe Izraeli nxitën dhunën në protesta
Franca akuzon Iranin se ndërhyri në sistemin e frigoriferëve në disa vende europiane, duke dëmtuar tonelata me ushqime. Ndërsa një raport i zbuluar nga Reuters hedh dyshime se Rusia, MAGA dhe Izraeli i hodhën benzinë zjarrit në protestat e dhunshme.
Kombëtarja nis përgatitjet për Finlandën. Futbollistët, të bindur për vendin e parë. Ndeshja, “live” në TV Klan
Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Etrit Berisha dhe Juljan Shehu janë të bindur për vendin e parë në grup. Sfidat me Finlandën dhe Bjellorusinë do të transmetohen në TV Klan.
/tvklan.al





