Lajme, #edicioniinformativ ora 00:00, 9 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines
Rama takohet me Macron në Paris. Do të marrë pjesë në “Forumin e Paqes”
Kryeministri Rama mbërriti sot në Paris, me ftesë të presidentit Macron, pasi nesër do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Forumit të Paqes, së bashku me liderë të tjerë botërorë. Rama dhe Macron zhvilluan edhe një takim kokë më kokë në Pallatin Elize.
Berisha: “Albanian Files” vërteton korrupsionin e Ramës. Agjencitë e huaja të nisin hetimet
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, thotë se SPAK ka nisur hetimet për “Albanian Files”, të denoncuar nga opozita. Ai thotë se kjo dosje fakton korrupsionin e kryeministrit Rama, ndaj kërkon edhe nga agjencitë ndërkombëtare që të nisin hetimet.
Bllokohet reforma zgjedhore. PD: Të ndryshojë sistemi. PS: Kuvend me 101 deputetë
Bllokohet sërish puna në Komisionin e Reformës Zgjedhore. PS kërkoi të ulet numri i deputetëve në 101, por opozita vuri veton për vijimin e diskutimeve, pasi më parë kërkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe lista të hapura për këshilltarët bashkiakë.
Rëndohen akuzat për Vlora Hysenin. Nën hetim edhe për pastrim parash e korrupsion
SPAK ka zgjeruar hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, duke i shtuar akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Në fokus janë disa transferta financiare, të zbuluara gjatë kontrolleve në zyrën e biznesmenit Ergys Agasi.
2.5 milionë argjentinas presin Papën Leoni XIV. Besimtarët mbushin rrugët e Buenos Aires
Rreth 2.5 milionë besimtarë pritën Papën Leonin XIV në rrugët e Buenos Airesit, në Argjentinë. Ati i Shenjtë i bëri thirrje presidentit Javier Milei të tregojë kujdes ndaj shtresave më të varfra dhe të jetë i matur në përdorimin e pushtetit.
Kombëtarja nis përgatitjet për Finlandën. Futbollistët, të bindur për vendin e parë. Ndeshja, “live” në TV Klan
Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Etrit Berisha dhe Juljan Shehu janë të bindur për vendin e parë në grup. Sfidat me Finlandën dhe Bjellorusinë do të transmetohen në TV Klan.
/tvklan.al





