#Lajme, #EdicioniInformativ, ora 19:30, Data 28 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 28 Shkurt 2024
Samiti i Ukrainës në Tiranë. Zelensky-Rama: Do të prodhojmë armë të përbashkëta
Tirana mikpriti sot samitin mes Ukrainës dhe Europës Juglindore. Kryeministri Rama dhe presidenti Zelenski ranë dakord për prodhimin e armëve të përbashkëta për të frenuar qëllimet e Rusisë për zgjerimin e konfliktit.
Beleri kërkon pafajësi para gjykatës: Provat, të pavlefshme. Vendimi do të shpallet në 5 mars
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Alfred Beleri kërkoi sot pafajësi nga gjykata duke i konsideruar provat e sjella nga SPAK si të pavlefshme dhe të pabazuara në ligj. Gjykata do të shpallë vendimin përfundimtar në 5 mars.
Nis rënia e kredimarrjes, rriten depozitat. BSH: 1.32 trilion lekë kursime, më pak para jashtë bankave
Kursimet e shqiptarëve në depozitat bankare shënuan rritje në janar, duke kapur vlerën e 1.3 trilionë lekëve. Ndërsa kredia nga individët dhe bizneset pësoi rënie me 4.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Bujar Osmani: Presidenca kështjella e fundit e monopolit etnik në RMV. Gara ime, një referendum
Bujar Osmani thotë se presidenca e Maqedonisë së Veriut është kështjella e fundit e monopolit etnik. Në një intervistë për Tv Klan, ai shpjegon se kandidatura e tij i kalon kufijtë etnikë dhe është një referendum për normalizimin e barazisë në shtet.
Sondazhi i zyrës së OK për zhvillimin: Bie pëlqimi për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin
Bie pëlqimi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Një sondazh i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim tregon se ulje të pëlqyeshmërisë ka pasur edhe ndaj parlamentit ndërsa është rritur besimi te drejtësia.
Dalin në shitje biletat e miqësores me Kilin. Kushtojne 18 euro dhe mund të blihen online
Dalin në shitje biletat për miqësoren e kombëtares shqiptare me Kilin që do të zhvillohet më 22 mars në Parma të Italisë. Për tifozët shqiptarë kushtojnë minimumi 18 euro dhe mund të blihen online. Ndeshja do transmetohet në ekranin e TV Klan.
/tvklan.al




