Në pjesën e tretë, fokusi u zhvendos te historia e zbuluar nga gazetari italian, Antonio Kajaza.
Ky i fundit, përmes dokumenteve arkivore të Ministrisë së Jashtme italiane, ka dokumentuar intrigën diplomatike që pengoi xhirimin në Shqipërinë komuniste të filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, me aktorë të njohur si Marcello Mastroianni dhe Michel Piccoli. Historia, e dokumentuar përmes letërkëmbimeve mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, vjen në librin e tij “Intrigë ndërkombëtare: Historia e Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”.
/tvklan.al



