7 nëntor 2026 – Policia ka vendosur 10 gjoba administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.
Sipas Policisë, personat nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve për lirimin e rrugës.
Secili prej tyre është gjobitur me 5 mijë lekë. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al







