Në tremujorin e tretë të vitit 2026 janë shënuar më shumë lindje se vdekje, duke sjellë një përmirësim të bilancit demografik.

Sipas INSTAT numri i lindjeve nga korriku në shtator ishte 5.787, rreth 13,9 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2026-ës.

Në tremujorin e tretë u shënuan 5,045 vdekje, duke rezultuar me një shtesë natyrore prej 742 lindje më shumë se fatalitete.

Sipas INSTAT qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 1.380 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa shtesa natyrore më e ulët është regjistruar në Korçë, me 220 vdekje më shumë sesa lindje.

Por nga ana tjetër, statistikat vjetore tregojnë se kriza demografike vijon të jetë prezente, pasi numri i lindjeve ka rënë me ritëm të shpejtë krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave në tremujorin e tretë të këtij viti janë shënuar 10,5 % më pak lindje se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ndërsa vdekjet u rritën lehtë, me 0.4%.

Kryeqyteti ka ndikuar në rritjen e shifrave të përgjithshme të lindjeve.

Në Tiranë u regjistruan në tremujorin e tretë 2.708 lindje, ndërsa në Gjirokastër vetëm 66 foshnja erdhën në jetë nga korriku në shtator.

Qarku i Dibërës regjistroi gjithashtu rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve, me 3,9 %, ndërsa rënia më të theksuar është shënua në Fier, me 20,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2025.

Ndërsa numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në qarkun e Tiranës, me 1.328 raste, dhe më i ulët në Kukës, me 118 raste.

/tvklan.al