Një moment që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut ka ndodhur në reality show-n “Doktor Plastik”, i cili drejtohet nga moderatorja dhe autorja e njohur Elda Laze.
Në episodin e fundit, një modele e re qe vjen nga Italia, vendosi të ndërmarrë një hap të guximshëm duke realizuar ndërhyrjen estetike në hundë para kamerave, duke ndarë me publikun gjithë emocionet dhe pritshmëritë e saj për ndryshimin që priste.
Gjatë episodit, publiku pati mundësinë të ndjekë nga afër konsultën me dr. KOSTANDIN Balloma përgatitjen për ndërhyrjen dhe momentet pas procedurës, të cilat treguan jo vetëm anën estetike, por edhe emocionet personale që shoqërojnë një vendim të tillë.
Reality show “Doktor Plastik” po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga publiku, duke sjellë histori reale transformimesh dhe duke hapur debat për standardet e bukurisë dhe zgjedhjet personale. Ndërkohë, drejtimi i Elda Laze po konsiderohet një nga pikat më të forta të formatit, që po kthehet në një nga programet më të ndjekura të momentit.
Në rrjetet sociale, shumë fansa tashmë po pyesin: a do të ketë transformime të tjera po kaq surprizuese në episodet e ardhshme?
Modelja e famshme shmang fotot për shkak të hundës
Ja si është rezultati pas rinoplastikës në Doktor Plastik
/tvklan.al










