Edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit të Shkurtër do sjellë në Korçë 100 filma nga 40 shtete, duke prezantuar histori, këndvështrime dhe forma të ndryshme të rrëfimit kinematografik.

Edhe pse filmat në konkurim nuk i bashkon një temë e vetme, çështjet mjedisore dhe shkatërrimi i natyrës zënë një vend të rëndësishëm në rrëfimet e tyre, ashtu si edhe temat e forta sociale.

Përveç filmave artistikë dhe dokumentarë, Festivali përfshin edhe filmat e animuar, filmat eksperimentalë, realitetin virtual dhe krijime me inteligjencë artificiale.

Pjesë e këtij edicioni janë bërë edhe filma të autorëve shqiptarë.

Me moton “What We Ignore Remains”, për gjashtë ditë, Korça do të bashkojë kineastë, autorë dhe producentë ku përmes filmave të shkurtër vijnë në vëmendjen e publikut çështje që prekin shoqërinë.

Klan News

/tvklan.al