Intervista e Mirel Mërtirit për një producent të huaj mund të sjellë zhvillime të reja në hetimet për inceneratorët dhe çështjen e AKSHI-t.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Elvi Fundo deklaroi se dëshmia e Mërtirit ndodhet në SPAK, ndërsa nuk dihet nëse gjatë saj ka përmendur emra konkretë.

Sipas Fundos, në intervistën e dhënë për producentin e huaj, Mërtiri shfaq një USB me fatura dhe emra personash. Gazetari theksoi se hetimet për inceneratorin e Tiranës janë ende të hapura dhe se dëshmia e Mërtirit mund të sjellë të dhëna të reja, duke e çuar çështjen edhe më larg.

Ai shtoi se, nëse Mërtiri vendos të flasë, mund të përmenden edhe emra të rëndësishëm, por këto mbeten pretendime që duhet të verifikohen nga drejtësia.

Elvi Fundo: Mirel Mërtiri ka humbur dy gjyqet dhe do ekstradohet. Mërtiri ka folur për një producent të huaj. Ai tregon një USB me fatura dhe emra të njerëzve. Është dhe çështja e AKSHI-t brenda të njëjtit dokumentar. Janë dy materiale, sepse gazetari ka qenë në Tiranë, ai që ka bërë materialin. Mërtiri ka qenë truri i inceneratorëve. Ka qenë në Vjenë. Dëshmia e Mërtirit është në SPAK. Ka shkuar prokurori dhe e ka marrë dëshminë. Di që ka dhënë një dëshmi, a ka akuzuar Klodian Zoton apo Veliajn nuk e di. Di që ka dëshmuar, tani duhet të presim ‘bombën’.

Mirel Mërtiri është dënuar për inceneratorin e Elbasanit, bashkë me të e pandehur është edhe bashkëshortja. Stella Gugalja është bashkëjetuesja e tij. Ai thotë si të thuash se “se sa të hyj unë në burg me gruan, më mirë të tregoj shokët”.

Për Elbasanin dhe Fierin hetimet janë mbyllur, hetimi për inceneratorin e Tiranës nuk është mbyllur dhe këtu mund të nxjerrë shumë. Nëse ai është i mbytur, minimalisht do shkojë tek Bashkia e Tiranës dhe pse jo tek kryeministri.  Këto janë fakte që duhen vërtetuar.

/tvklan.al